Agjencia Zhurnal.mk.

MASH: Prindërit përmes e-ditarit do të marrin raporte javore mbi aktivitetet e fëmijëve të tyre në shkollë

Shkup, 7 shtator – Prindërit dhe kujdestarët e nxënësve edhe në vitin e ri shkollor 2021-2022 përmes ditarit elektronik do të marrin raporte javore mbi aktivitetet e fëmijëve të tyre në shkollë, kumtuan sot nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

 

Siç është theksuar nga MASH, prindërit do të mund t’i kontrollojnë raportet thjesht duke u kyçur në sistem, për të cilin është përgatitur një udhëzim i përshtatshëm i cili mund të shihet në linkun e mëposhtëm.

“Raportet javore përmbajnë informacione rreth përmbajtjeve mësimore që realizohen, si dhe për aktivitetet, notat dhe sjelljen e nxënësve gjatë qëndrimit në shkollë. Për më tepër, prindërit dhe kujdestarët do të marrin mesazhe SMS në pajisjet e tyre mobile në baza javore, në përputhje me numrat e telefonit të shënuar në ditarin elektronik”, informojnë nga Ministria.

Udhëzimet për të gjitha funksionalitetet e sistemit të e-ditarit, si dhe udhëzimet video për prindërit/kujdestarët publikohen në faqen “https://ednevnik.edu.mk/” në menunË udhëzime.

Për më tepër, përgjigjet e pyetjeve të bëra shpesh mund të gjenden në menunë ÇPP, ndërsa për mbështetje shtesë të përdoruesit, dërgohet mesazh përmes kontakt formës në menunë kontakt.

Related posts

Maqedoni, mjekët amë do të shpërblehen me para nëse kanë 70% të pacientëve të vaksinuar

D V

Vlerësimet e BE-së për rajonin: Bosnja e Hercegovina i ka punët më keq nga të gjithë

Z H

Të gjitha Ambasadat dhe Misionet jashtë vendit i ulën flamujt në gjysmë shtizë

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More