Agjencia Zhurnal.mk.

MASH me kursimin e energjisë elektrike prej 35 për qind

Shkup, 29 tetor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka arritur kursim të energjisë elektrike prej 35 për qind në muajin shtator 2022, krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar. Këtë shtator, sipas faturës së dorëzuar nga furnizuesi i energjisë elektrike, MASH ka harxhuar 29 mijë e 700 kwh, ndërsa në shtator 2021 janë harxhuar pothuajse 46 mijë kwh, informojnë nga MASH.

Të dhënat konfirmojnë se punonjësit e MASH-it respektojnë dhe zbatojnë plotësisht rekomandimet e Qeverisë për uljen e konsumit të energjisë elektrike dhe ngrohjes në periudhën nga 1 shtatori 2022 deri më 31 mars 2023. Sjellja e përgjegjshme që kursen energjinë elektrike dhe nuk prish funksionimin e shërbimit të institucionit ndaj qytetarëve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, sepse është e vetmja mënyrë për të kontribuar në përpjekjet e shtetit për tejkalimin e krizës globale ekonomike dhe energjetike.

MASH bënë thirrje që të respektohen vazhdimisht rekomandimet e Qeverisë për shfrytëzimin racional të energjisë elektrike,veçanërisht shkollat dhe fakultetet, të cilat duhet të sigurojnë vazhdimësinë e mësimdhënies në formën në të cilën filloi viti i ri shkollor gjegjësisht viti akademik – me prezencë fizik të nxënësve dhe studentëve.

Related posts

Në çdo Shoqëri (shtet)

Redaksia

Editorial / Kazino vetëm nëpër hotele dhe me licenca speciale!

Redaksia

Për dy dekada, nga vendi janë larguar 58.091 nxënës

Xh M