Tetovë, 20 Korrik – Komuna e Tetovës ka reagiuan ndaj vendimit të fundit të Ministrisë së Arsimit për t’ia marrë komunës për 12 muaj ingerencat për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të gjimnazit komunal “Kiril Pejçinoviq” për shkak të veprimeve të kundërligjshme.
Nga Komuna e Tetovës thonë se mënyra e shpalljes së këtij vendimi, të cilën komuna e Tetovës e ka marrë përmes mediave, tregon “seriozitetin” dhe peshën e kësaj qeverie të korruptuar, më saktë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila nuk gjen një mënyrë zyrtare komunikimi me komunën më të madhe shqiptare në RMV.