Agjencia Zhurnal.mk.

Maserati së shpejti nxjerr në treg veturën sportive MC20 në versionin kabriolet

Nuk është rastësi që prototipi i modelit MC20 të Maserati në versionin “open air”, është kamufluar me folje me ngjyrë qielli.

Menjëherë pas prezantimit të modelit MC20, në kompaninë italiane Maserati paralajmëruan ardhjen e veturës së re sportive me dy ulëse që do të jetë me kulm të palosshëm, e MC20 me pamje me ngjyrë qielli sigurisht që do të ketë emrin Spider.

Në fotografitë e fundit zyrtare të prototipit të kamufluar, mund të hamendësohet sesi do të duket versioni serik që aktualisht po konsiderohet si modeli më i fuqishëm i Maserati, që blerësit do të mund ta kenë në garazhin e tyre nga viti i ardhshëm.

Pavarësisht që akoma nuk është konfirmuar zyrtarisht, ekzistojnë gjasa të mëdha që MC20 Spider ta vë në lëvizje motori 3 litërsh biturbo V6 “Nettuno”, që e vë në lëvizje edhe versionin Coupe.

Aty do të jetë edhe ndërruesi automatik me tetë shpejtësi. Kjo veturë do të prodhoj mbi 630 kuaj-fuqi, mjaftueshëm që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për më pak se tre sekonda, e shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në mënyrë elektronike në 325 km/h.

Related posts

Corvette C8 për blerësit në Evropë vjen me motor më të vogël

D V

Mercedes do ta prodhojë S Class në Indi

D V

Land Rover Defender me 8 ulëse do të prezantohet më 31 maj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More