Agjencia Zhurnal.mk.

Masat kufizuese frenojnë turizmin në Shqipëri

Pas më shumë se një viti nga nisja e pandemisë, Shqipëria do të aplikojë masa kufizuese për të gjithë ata që hyjnë në vendin tonë, një fakt ky i cili pritet të ndikojnë negativisht në hyrje daljet e shqiptarëve apo edhe të huajve për qëllime turistike.

 

Këto masa do të frenojnë turet e vjeshtës.

Padiskutim që do të ketë një frenim të lëvizjes, pasi çdo gjë do të përkthehet në kosto. Pra tashmë tampon do të nevojitet jo vetëm në dalje, por dhe në hyrje, fakt ky i cili rrit kostot e udhëtimeve. Më të prekurit do të jenë turizmi rajonal i cili shërben më së shumti për fundjavat. –thotë Besnik Vathi nga shoqata e turoperatorëve

Fundi i muajit gusht shënon përfundimin e pikut të sezonit turistik. Operatorët e fushës thonë se kjo verë ishte e mbarë. Dy faktorët kryesorë që ndikuan këtë sezon janë ardhja e kosovarëve si dhe emigrantët shqiptarë të ardhur pas një bllokimi një-vjeçar nga pandemia.

Një tjetër faktor që ka ndikuar ishte dhe fakti se Shqipëria ishte në listën e vendeve pa risk për infeksionet, çka bëri që shumë të huaj të vijnë për të shmangur karantinën në vendet e tyre.

Vetëm në dy javët e para të gushtit numri i të huajve që kanë hyrë në vendin tonë ishte 860 mijë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Related posts

Trazirat në veri të Kosovës, MEPJ bën thirrje: Asgjë nuk e justifikon dhunën, autorët të nxirren para drejtësisë

Redaksia

Rama për BBC: Afganëve nuk do iu mungojë “bukë e kripë e zemër”, ata që duan mund të qëndrojnë

D V

Vuçiq poston foto nga darka me Ramën në Beograd: Miqësia jonë është për të ardhmen e tërë rajonit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More