Agjencia Zhurnal.mk.

Masa më të ashpra në Austri – të pavaksinuarit nuk do të mund të dalin jashtë shtëpisë

Austriakët janë disa ditë larg një bllokimi të parë për këdo që nuk është vaksinuar plotësisht, pasi u raportuan infeksione rekord në të gjithë vendin.

 

Provinca e Austrisë së Epërme do të vendosë kufizime nga e hëna nëse merr miratimin nga qeveria federale. Salzburgu planifikon gjithashtu masa të reja.

Kancelari Alexander Schallenberg tha se një bllokim kombëtar për të pavaksinuarit ishte “ndoshta i pashmangshëm”, transmeton Telegrafi.

Dy të tretat e njerëzve nuk duhet të vuajnë sepse të tjerët ishin në mëdyshje, tha ai, raporton bbc.

Austria e Epërme, e cila kufizohet me Gjermaninë dhe Republikën Çeke dhe ka një popullsi prej 1.5 milionë banorësh, ka nivelin më të lartë të infeksionit në vend dhe shkallën më të ulët të vaksinimit.

Në nivel kombëtar, një rekord 11,975 infeksionesh COVID-19 u regjistruan në 24 orët e fundit dhe komisioni i coronavirusit i Austrisë ka paralajmëruar për një kërcënim që “duhet të merret seriozisht”.

Austria tashmë i ka ndaluar të pavaksinuarit të shkojnë në restorante, kinema, ski lift dhe parukeri, por gjërat do të bëhen edhe më të vështira në Austrinë e Epërme. Provinca po prezanton një bllokim për të pavaksinuarit.

Kancelarja thotë se kjo do të thotë se njerëzit që nuk janë vaksinuar nuk do të mund të largohen nga shtëpia, përveç nëse kjo është për arsye thelbësore si shkuarja në punë, blerja e ushqimit ose stërvitja. 

Related posts

Fauci nxit amerikanët të bëjnë dozën përforcuese të vaksinës

Z H

Evropa përjetoi verën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë

N E

Papa Françesku e konsideron vaksinimin “gjest të dashurisë”

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More