Agjencia Zhurnal.mk.

Martohet vajza e Donald Trump, të gjitha detajet nga dasma luksoze

Vajza e Donald Trump, Tiffany Trump dhe Michael Boulos kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre.

Ish-presidenti Donald Trump shoqëroi vajzën e tij 29-vjeçare në altar dhe e puthi në faqe para se ajo të shkëmbente betimet me bashkëshortin e saj 25-vjeçar, në Mar-a-Lago këtë të shtunë.

Tiffany mbante veshur një fustan nusërie me mëngë të gjata dhe me rruaza nga Elie Saab, ndërsa altari ishte zbukuruar me një aureolë me lule blu, rozë dhe të bardha, që përputhej me fustanet blu të çelët të shoqërueseve të nuses.

Edhe gjysmë-motra e Tiffany-t, Ivanka Trump, mbante veshur një fustan blu.

Bashkëshorti i Ivankës, Jared Kushner, vajza e tyre 11-vjeçare, Arabella dhe djemtë, Joseph Frederick, 9 vjeç dhe Theodore James, 6 vjeç, u panë duke shkrepur disa foto familjare jashtë vendit të ngjarjes.

Gjysmëvëllai më i madh i Tiffany-t, Eric Trump, bëri gjithashtu disa foto me familjen e tij, gruan Lara Trump dhe fëmijët e tyre, djalin Eric, 5 vjeç dhe vajzën Carolina, 3vjeç përpara se të niste ceremonia.

Edhe pse dasma luksoze e Tiffany-t në dukje ishte perfekte, procesi i planifikimit nuk ishte aq i qetë. Vetëm disa ditë para ngjarjes së madhe, dasma u rrezikua për shkak të uraganit Nicole, që goditi Floridan në fillim të kësaj jave dhe mbylli Aeroportin Ndërkombëtar të Palm Beach, gjë që ndikoi se kush do mund të fluturonte për ditën e madhe të çiftit.

Kujtojmë edhe që edhe në provat gjenerale të dasmës u publikuan imazhe të Trump që shihej i nevrikosur por mesa duket gjithçka ka shkuar mirë gjatë ceremonisë .

Tiffany dhe Boulos u takuan në vitin 2018 ndërsa ai studionte në City University të Londrës dhe ajo ishte me pushime në Evropë.

Boulos, familja e të cilit zotëron një konglomerat kompanish shumë miliarda dollarëshe, më pas i propozoi Tiffany-t në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë në janar 2021.

Related posts

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

D V

Modelja Katie Price trondit me rrëfimin: Jam përdhunuar në moshën shtatë vjeçe në një park

D V

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik – secili mund të flasim çfarë të duam

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy