Agjencia Zhurnal.mk.

Martinez: Rikuperimi i De Bruyne dhe Hazard është një garë me kohën

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez, ka pranuar se është një garë me kohën përpjekja për të rikuperuar dyshen Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne për ndeshjen e nesërme (e premte) ndaj Italisë.

Dy përfaqësueset do të përballen në çerekfinale të ‘Euro 2020’, në sfidën që zhvillohet me fillim në ora 21:00 në Allianz Arena të Munihut.

Belgjika fitoi me rezultat 1-0 ndaj Portugalisë në të tetën e finales, mirëpo De Bruyne dhe Hazard pësuan lëndime dhe nuk kanë mundur të zhvillojnë stërvitje me skuadrën.

(Foto: Instagram/kevindebruyne)

“E respektojmë Italinë. Është skuadër e shkëlqyer me top-lojtarë dhe me përkushtim mahnitës. Bëjnë presion dhe janë dinamikë. Mbrohen si skuadër dhe luajnë shumë mirë falë trajnerit të tyre”.

“Siç e dini të gjithë, ata (De Bruyne dhe Hazard) nuk kanë mundur të stërviten sot (e enjte). Kanë mbetur edhe 24 orë para ndeshjes, është një garë me kohën”,

(Foto: Instagram/kevindebruyne)

“Nëse nuk luajnë në ndeshjen e nesërme, do të dëshironim që t’i kishim të gatshëm për sfidat e radhës. Do të jetë i vështirë rikuperimi i Eden, ai ka pësuar lëndim muskulor, De Bruyne ka një problem tjetër. Vendimi i takon stafit mjekësor, do të vendosim pasi të flasim me ata”, ka thënë trajneri i Belgjikës. 

Related posts

Van Basten shpërehen pas trazirave në Amsterdam: Futbolli në Holandë duhet të ndalet

D V

Kosova me gjashtë medalje në Kampionatin Evropian të Karatesë për Senior dhe Veteran

D V

Jorginho reagon pas gabimit që bëri në derbin londinez ndaj Tottenhamit

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!