Agjencia Zhurnal.mk.

Marsh studentor para Qeverisë, kërkohet rritje e racionit studentor nga 120 në 160 denarë

Shkup, 17 nëntor – Rezistenca studentore për drejtësi të studentëve sot, në ora 17:30 para Qeverisë, organizon marsh studentor, me rastin e 17 Nëntorit – Ditës ndërkombëtare të studentëve dhe njëheri kërkon rritje të racionit të subvencionuar studentor nga 120 në 160 denarë në ditë.

 

Ata i bëjnë thirrje anëtarëve të Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet, që në seancën e sotme t’i pranojnë amandamentet të cilat kanë të bëjnë me rritjen e vlerës së racionit dhe vazhdimin e afatit, e jo siç propozohet që ai të jetë deri në mars të vitit 2023.

“Përsëri u bëjmë thirrje deputetëve, pavarësisht nga cila parti vijnë, t’i pranojnë amandamentet në seancën e sotme të Komisionit për financim dhe buxhet, të cilat kanë të bëjnë me rritjen e vlerës së racionit të subvencionuar studentor në 160 denarë dhe vazhdimin e afatit për racion të subvencinuar studentor, e jo siç propozohet që i njëjti të jetë deri në mars të vitit 2023. Mjaftë më me atë që 30 vite partitë politike të mendojnë vetëm për vete dhe të ushqehen me oktapodë, biftekë e tjerë, e të mos ketë para për studentë”, thonë nga Rezistenca studentore për të drejtat e studentëve.

Prej aty potencojnë se nuk guxon të kursehet tek të rinjtë.

“Nevojitet zgjidhje urgjente të problemeve tona tjera, siç janë: vlera e bursave, masat për kursim të energjisë elektrike dhe kushtet në shtëpitë për studentë. Mjaftë më nga rrëfimet për grupe punuese, plane, këshilla e tjerë, kur studentët janë të uritur dhe ngrhen”, thonë studentët.

Ata theksojnë se standarid i studentëve duhet të përmirësohet.

Related posts

Në korrik një person i vdekur në Tetovë, janë kontrolluar 464 njerëz

Xh M

Gjithsej 411 raste me Kovid-19, katër të vdekur, 271 pacientë të shëruar

D V

LSDM pyet Mickoskin: A jeni vaksinuar në fillim të gushtit apo të martën, me 31 gusht?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More