Agjencia Zhurnal.mk.

Marsejë/ Nga frika prej krimit qytetarët ngrenë mure mbrojtëse

Nga frika prej krimeve, qytetarët e thjeshtë të Marsejës po ngrenë mure mbrojtëse. Ato ndajnë lagjet më të pasura nga më të varfrat.

 

Marseja po barrikadohet. Arsyeja: frika nga krimi. Deri në fillim të tetorit në Marsejë pati 28 të vrarë në mjedisin e drogës. Vazhdimisht digjen makina dhe ka vjedhje makinash apo banesash.

Pascal Lienhard, kujdestar dhe roje i një kompleksi me banesa private thotë se përmes gardheve dhe barrierave lejohen të kalojnë vetëm banorët.

“E kam vëzhguar hap pas hapi zhvillimin në lagje. Sapo banorët kanë pak para, ata barrikadohen. Fillimisht vendosin porta me sisteme telefonike. Pastaj kamera. Më pas gardhe. Sepse nëse i telefonon sot policisë, fatkeqësisht nuk vjen njeri, sepse janë gjithmonë të mbingarkuar.” – tregon Pascal Lienhard.

Jo super të pasur

Në këto komplekse nuk jeton asnjë super i pasur. Këtu jetojnë p.sh. shoferë autobusësh dhe pensionistë, tregon Pascal Lienhard. Por dhe ata janë të gatshëm të paguajnë për pak më shumë siguri.

Një nga banorët është Dominique Reymaud. Reymaud është oficer policie në pension dhe është i kënaqur me bravat e reja të dyerve me kod. Ai jeton me të shoqen në katin e shtatë.

“Me sa lexoj çdo ditë në gazetë, siguria në Marsejë nuk është e mirë. Sidomos në jug të qytetit, lagjet janë të mbushura me droga. Këtu në lagjen tonë shtyhet akoma.” – thotë Dominique Reymaud.

E drejtë historike

Një ekspozitë në bibliotekën e Marsejës tregon se si dhe pse gjithnjë e më shumë lagje po fshihen pas barrierave, në të cilat shkruhet: Ndalohet hyrja e jorezidentëve.

“Shumë rrugë në Marsejë u krijuan në shekujt 19 dhe 20 nga borgjezia, e cila ndau asokohe tokën. Këto ishin rrugë private. Dhe qyteti nuk donte t’i integronte këto rrugë në rrjetin rrugor publik që duhej ta mirëmbante. Pra nëse sot njerëzit duan t’i mbyllin ato, ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë.” thotë kuratorja Elisabeth Dorier.

Bashkia pra i ka duart e lidhura. Por në rastin e ndërtesave të reja, ajo mund të bëjë diçka, thotë Mathilde Chaboche, drejtuese e zyrës së urbanistikës: “Në të ardhmen do të refuzojmë lejet për komplekset e banimit që planifikohen që në fillim si të mbyllyra./DW

Related posts

Momenti kur ndërtesa e stacionit të policisë në Kharkiv, fillon të shembet pas bombardimit nga forcat ruse

D V

Ukraina me siguri mund të fitojë, thotë Boris Johnson

D V

Dodik: Bosnja dhe Hercegovina nuk kërkoi masa të veçanta nga askush, madje as nga NATO

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More