Agjencia Zhurnal.mk.

Marrëveshje mes RMV-së e BE-së për pjesëmarrje në Evropën Kreative (2021-2027)

Shkup, 9 dhjetor – Ambasadorja pranë Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Bashkimit Evropian, Agnesa Rusi dhe komisarja për inovacione, hulumtime, kulturë, arsim dhe rini të BE-së, Marija Gabriel, e firmosën Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Maqedonisë së Veriut në Evropën Kreative (2021-2027).

 

“Me nënshkrimin e Marrëveshjes, shteti ynë u bë pjesëmarrës me të drejtë të plotë në programin e ri të Unionit të destinuar për sektorin kulturor, kreativ dhe audiovizual”, thonë nga Ministria e Kulturës.

Programi është miratuar më 28 maj të vitit 2021 nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian. “Evropa Kreative 2021-2027”, përbëhet prej tre veprave/programe: Kulturë, MEDIA dhe Pjesa ndërsektoriale.

Buxheti i Bashkimit Evropian i siguruar për këtë program arrin 2,44 miliard euro për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027.

Nga Ministria e Ekonomisë potencojnë se impakti që realizohet me rezultatet e projekteve të implementuara paraqet mbështetje të rëndësishme në zhvillimin e sektorit kulturor, kreativ dhe audovizuel në nivel nacional.

“Evropa kreative mundëson transparencë maksimale dhe dukshmëri të projekteve dhe impakti i tyre”, potencojnë nga Ministria e Kulturës.

Programi në nivel nacional zbatohet përmes Zyrës për Evropë Kreative pranë Ministrisë së Kulturës (Programi Kulturë) dhe Agjencia për film (nënprogrami MEDIA). Zyra funksonon si trup këshilldhënës dhe informativ për zbatimin e programit.

Related posts

Ziadin Sela: Ligji për shtetësi do të miratohet, realizohet edhe një e drejtë e mohuar e shqiptarëve

R Zh

Normalizohet komunikacioni në aksin Strumicë – Vallandovë

D V

Borë me intensitet të dobët në Krushevë, Zheleznec dhe Presekë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More