Agjencia Zhurnal.mk.

Marrëveshja afatgjate BDI-PDSH fillon në Studeniçan, përfundon në zgjedhjet e ardhshme parlamentare!

Marrëveshja afatgjate mes BDI-së dhe PDSH-së, të cilën e përmendi mbrëmë Menduh Thaçi, parasheh që këto dy parti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të garojnë me lista të përbashkëta për deputetë, informojnë për agjencinë e lajmeve Zhurnal, burime brena këtyre partive.

 

Më saktë, marrëveshja parasheh përfshirjen e kandiatëve të PDSH-së në listë të përbashkëta me radhitje e cila do të u sigurojë tre deri katër deputetë, varësisht nga rezultati i zgjedhjeve.

Kjo marrëveshje duket si e hershme, sepse zgjedhje parlamentare në Maqedoninë e Veriut pati vitin e kaluar. Mirëpo burimet partiake të agjencisë Zhurnal thonë se marrëveshja nuk është aspak e hershme.

“Kemi zhvillime politike pas të cilave nuk e dimë se kur do të ketë zgjedhje të reja. Mirëpo kurdo që të mbahen, BDI dhe PDSH do të garojnë bashkë”, thonë burimet tona.

Sipas mediumeve, zbatimi i kësaj marrëveshje fillon në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kur integristët e Ali Ahmetit presin përkrahjen e votuesve të PDSH-së së Menduh Thaçit në komunat ku kandidatët e BDI-së shkojnë në balotazh, si në Tearcë, Tetovë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Strugë, Çashkë, apo edhe në Çair.

Ndërkohë që është për t’u prituir që Studeniçani edhe gjatë katër viteve të ardhshme të drejtohet nga Azem Sadiku. Nëse janë të vërteta informacionet e mediumeve, e që duket se i vërteti edhe vetë kryetari I PDSH-së, në këtë studeniçan simpatizuesit e BDI-së do të duhet ët votojnë kundër kandidatit të tyre, ose të mos dalin fare në zgjedhje, që të fitojë kandidati i PDSH-së, Azem Sadiku. Pas rrethit të parë, ai është në përparësi të konsiderueshme ndaj kundërkandidatit nga radhët e BDI-së, por me marrëveshjen mes dy partive fitoren e ka të betonuar endepa filluar rrehti i dytë zgjedhor.

Pse u bashkuan rivalët e dikurshëm, që 12 vite e tepër kishin përballje të ashpra zgjedhore? Përgjigjen mund ta mirni në tabelat më poshtë të përgatitura nga ekipi i Zhurnal. Këto table tregojnë se edhe pse në shumë komuna PDSH ka marë pak vota, atom und jetnë vendimtare për fitoren e kandidatëve të BDI-së, duke filluar nga Tetova, Tearca, Bogovina, por edhe në Strugë, Gostivar e Çair. Si dhe në Dibër, nëse në rivotimin e ditës së diel nuk konfirmohet fitorja e Bekim Pocestës nga koalicioni ASH-AAA.

Si kompensim PDSH e ka siguruar fitoren në Sudeniçan, por mund të forcojë edhe pozitat me ndonjë post të ri në Qeveri, nëse pas zgjedhjeve lokale mbijeton qeveria e kryeministrit Zoran Zaev.

Rezultatet e raudnit të parë të zgjedhejve lokale në Tetovë:

BDI11.138 vota
Lëvizja BESA10.494 vota
ASH-AAA6.165 vota
PDSH3.840 vota

Rezultatet e zgjedhjeve në raundin parë në Bogovinë:

BDI4.942 vota
ASH-AAA2.878 vota
Lëvizja BESA2.035 vota
PDSH331 vota

Rezultatet e raundit të parë në Gostivar:

ASH-AAA15.724 vota
BDI13.190 vota
Lëvizja BESA909 vota
PDSH333 vota

Rezultatet e raundit të parë në Tearcë:

BDI3.818 vota
ASH-AAA2.362 vota
PDSH1.969 vota
Lëvizja BESA683 vota

Related posts

Arjanit Hoxha: Struga nga qytet i kulturës u shndërrua në qytet i krimit, vrasjeve dhe korrupsionit 

Redaksia

Për shkak të ngricave, ndalesë komunikacioni në aksin Strugë – Qafthanë

D V

Seanca të dy komisioneve të Kuvendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More