Agjencia Zhurnal.mk.

Marrëdhëniet kino-portugeze të qëndrueshme e me prirje zhvillimi

Presidenti i Kinës Xi Jinping pati një bisedë telefonike me homologun e tij portugez Marcelo Rebelo de Sousa të premten.

Xi Jinping-u vuri në dukje se bota sot është në një periudhë të veçantë historike. Vendet në tërë botën po përballen me sfida të përbashkëta, të tilla si epidemia e koronavirusit të ri, rimëkëmbja ekonomike dhe ndryshimi i klimës, prandaj veçanërisht tani kanë nevojë për unitet dhe bashkëpunim. Kina dhe Portugalia janë dy qytetërime të lashta dhe të dy vendet duhet të forcojnë komunikimin e bashkërendimin dhe të punojnë së bashku për t’u përballur me sfidat e përbashkëta. Kina ka ofruar më shumë se 900 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 për më shumë se 100 vende, veçanërisht për vendet në zhvillim, dhe do të përpiqet t’i sigurojë 2 miliardë doza botës këtë vit. Kina është e gatshme të vazhdojë të mbështesë luftën e Portugalisë kundër epidemisë dhe të promovojë ndërtimin e një bashkësie të përbashkët shëndetësore të njerëzimit.

Kina është e gatshme të punojë me të gjitha vendet paqedashëse, përfshirë Portugalinë, për të promovuar respektin për zgjedhjen e pavarur të sistemeve dhe rrugëve të zhvillimit të secilit vend, dhe për të promovuar bashkëjetesën dhe mësimin e ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve, duke nxitur kështu ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin.

Marcelo Rebelo de Sousa theksoi nga ana e tij se marrëdhëniet Portugali-Kinë kanë ruajtur gjithmonë një prirje të mirë zhvillimi në vitet e fundit dhe bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve është thelluar. Pala portugeze mirëpret kompanitë kineze të shkojnë në Portugali për bashkëpunim biznesi. Portugalia është e gatshme të punojë me Kinën për të mbështetur rolin e Kombeve të Bashkuara dhe për të forcuar komunikimin e bashkërendimin në korniza shumëpalëshe si G20-a. Portugalia vlerëson që Kina ka vazhduar të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër epidemisë dhe është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën. Kina ka një ndikim të rëndësishëm në çështjet e rëndësishme rajonale, si ajo e Afganistanit, dhe Portugalia mbështet luajtjen e një roli më të madh nga Kina në këto çështje.

Related posts

O’Brien të shtunën në Beograd, Vuçiç: Vjen për një bisedë të vështirë dhe të rëndësishme

Xh M

Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Xh M

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky