Agjencia Zhurnal.mk.

Marotta flet për Eriksenin

Sipas raporteve në Itali, mesfushori i Interit, Christian Eriksen, do të kthehet në Milano në javën e dytë të korrikut për t’iu nënshtruar testeve të reja mjekësore. 29-vjeçari pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes debutuese të Danimarkës në “Euro 2020” kundër Finlandës.

 

Atij iu bë CPR urgjente në fushë, përpara se të dërgohej në spital, ku disa ditë pas dramës që përcolli krejt bota, iu nënshtrua një operacioni për të implantuar një defibrilator zemre.

Sidoqoftë, karriera e tij në Serie A është në dyshim, pasi është e ndaluar të luhet me një defibrilator të tillë të implantuar, sipas protokollit të Komitetit Organizativ Kardiologjik për Fitnes Sportiv, i cili u përditësua më 2017. Çdo sport kontakti është i ndaluar në Itali me një pajisje të tillë të implantuar. Interi ka nënshkruar me Hakan Calhanoglu si lojtar i lirë për ta zëvendësuar danezin.

“Kemi respekt të madh për njeriun përpara futbollistit. Shpresojmë që Eriksen të rikuperojë shëndetin dhe efikasitetin e tij të plotë, – tha të enjten drejtori i Interit, Beppe Marotta. – Pas kësaj do të vlerësojmë aspektet sportive, që në këtë kohë janë padyshim më pak të rëndësishme”.

Nga ana tjetër, sipas mediave italiane, mesfushori danez do të kthehet në Milano javën e dytë të korrikut. Sigurisht, jo për stërvitje, por do të takojë shokët e skuadrës dhe do të flasë me trajnerin e ri zikaltër, Simone Inzaghi. Më pas do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve të reja mjekësore, duke shpresuar që defibrilatori i zemrës edhe mund të hiqet dhe ai të vazhdojë të luajë në Serie A.

Related posts

Mësohet numri i tifozëve që do të lejohen të futen nëpër stadiumet e klubeve nga Serie A

D V

Feyenoordi “zbarkon” javën e ardhshme në Prishtinë për tu përballur me Dritën

Z H

Notat e lojtarëve, Getafe 1-2 Atletico Madrid: Suarez, yll i ndeshjes

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More