Agjencia Zhurnal.mk.

Maroku “mbijeton” kundër Kroacisë, skuadrat ndahen në barazim

Maroku dhe Kroacia janë ndarë në barazim gjatë kësaj sfide të sotme e cila startoi në orën 11:00.

 

Kroatët ishin favorit në letër për këtë ndeshje, por Maroku ka mundur t’i bëj ballë Modric dhe shokëve të tij të ekipit. Pjesa e parë nuk ishte shumë intensive, ku të dyja ekipet tentuan nga 4 herë secila për të provokuar golin, gjë e cila nuk erdhi.

Pjesa e dytë ishte një dominim total nga kroatët, ku edhe përqindja e mbajtjes së topit ishte dukshëm në favorin e tyre. Shumë tentative për të krijuar raste, por asnjëra nuk rezultoi efektiv.

Kështu, klubet u ndanë në një barazim pa gola në këtë sfidë debutuese për ta.

Related posts

Pogba do të nënshkruajë kontratën me Juventus në fillim të korrikut

Lea Muslija

Jonathan Clauss në radarin e Manchester United

Lea Muslija

Karim Benzema ka shënuar golin e 1000-të të Real Madridit në Ligën e Kampionëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More