Agjencia Zhurnal.mk.

Marmarinos: Nder të përfaqësosh vendin në garat ndërkombëtare, shpresojmë në rezultate pozitive

Dardanët do të përballen me Norvegjinë në udhëtim më 25 Nëntor, kurse më 28 Nëntor e presin në shtëpi, Danimarkën.

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos ka folur për rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve.

“Mendoj se nuk ka nder më të madh se të përfaqësosh vendin tënd në garat ndërkombëtare. Basketbollistët e Kosovës e dinë rëndësinë e ndeshjeve dhe sigurisht se presim që do të japin maksimumin në parket. Nuk do të mungoj angazhimi ynë dhe do të japim më të mirën tonë për rezultate pozitive”, është shprehur Marmarinos për faqen zyrtare të FBK-së.

Marmarinos ka komentuar edhe dy përballjet e Kosovës, ndaj Norvegjisë dhe Danimarkës.

“Do t’i qasemi ndeshjeve një nga një. Ne besojmë në rezultate pozitive. Është rëndësishme atmosfera në ekip dhe të bëjmë më të mirën tonë për të fituar. Janë dy ndeshje me rëndësi në një rrugëtim të gjatë”, ka thënë tutje përzgjedhësi i Kosovës.

Kosova përballet me Norvegjinë më 25 Nëntor nga ora 19:00 në Bergen, kurse ndaj danezëve do të luajë në shtëpi më 28 Nëntor nga ora 19:00.

 

Related posts

OBRM-PDUKM: Kemi besimin më të madh te qytetarët, Kovaçevski u ikën zgjedhjeve

D V

Analiza e DW: Zoran Zaev, njeriu që kërkoi gjithçka dhe nuk mori asgjë

Z.H

FC Prishtina dënon fuqishëm shkaktarët e përleshjes mes Plisave dhe Xhebrailave

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More