Agjencia Zhurnal.mk.

“Markit”: Ekonomia në Eurozonë në qershor me kërcim më të fuqishëm në 15 vitet e fundit

Londër, 5 korrik – Ekonomia në Eurozonë në qershor është rritur më shpejt në 15 vitet e fundit falë vaksinimit kundër Kovid-19 dhe lehtësimit të masave të koronavirusit, i cili e ka rritur kërkesën e fortë për mallra dhe shërbime, tregoi një studimi i kompanisë Markit, që u botua sot.

 

Indeksi për furnizimin e sektorit privat në Eurozonë (PMI) u rrit për 2.4 pikë në qershor në 59.5 pikë, niveli më i lartë që nga qershori i vitit 2006, theksoi Markit, duke rritur vlerën e tij për 0.3 pikë.

Aktiviteti i industrisë u përshpejtua më tej në qershor, ndërsa sektori i shërbimeve që tregon rritjen e tij më të fortë në 14 vjet falë vaksinimit të përshpejtuar dhe lehtësimit të masave të koronës, sipas kompanisë së mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave ekonomike me bazë në Londër.

Është forcuar edhe kërkesa e brendshme dhe e huaj, veçanërisht në industri, e cila regjistroi fluksin më të fortë të porosive të huaja që nga shtatori i vitit 2014, kur “Markit” filloi të monitoronte këtë tregues.

Mungesa e fuqisë punëtore dhe kapacitetet, e cila u shoqërua me çmime më të larta për shërbimet komunale, mallrat dhe karburantet, rezultoi në kërcimin më të madh të shpenzimeve operative në pothuajse 13 vjet, vëren “Markit”.

Drejtuesit e bizneseve janë optimistë për parashikimet për 12 muajt e ardhshëm, sipas një raporti të “Markit”.

Related posts

Thatësira me intensitet më të ulët, kushtet e motit të përshtatshme për vjelje

D V

Banka Popullore: Treguesit makroekonomikë në përputhje me pritjet

D V

Gazpromi rus po e thellon krizën energjetike në Evropë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More