Agjencia Zhurnal.mk.

Mark Clattenburg jep verdiktin e tij mbi ndërhyrjen e Harry Kane kundër Andy Robertson

Tottenham Hotspur luftoi për një pikë të fituar me vështirësi kundër Liverpoolit të dielën, me Harry Kane që shënoi golin e tij të parë në shtëpi për këtë edicion të Ligës Premier në barazimin 2-2.

 

Goli i tij i vendosi Spurs në epërsi, por kapiteni i Anglisë ka pushtuar ballinat e mediave për arsye të gabuar pas pjesës së parë me një ndërhyrje ndaj Andy Robertson.

Paul Tierney i dha një karton të verdhë Kanes, ndërsa Jurgen Klopp kërkonte një të kuq – një mendim i ndarë me ish-gjyqtarin e Ligës Premier, Mark Clattenburg.

“Nëse goditja e Harry Kane ndaj Andy Robertson nuk është një karton i kuq, atëherë nuk jam i sigurt se çfarë është. Ndërhyrja është e lartë, është mbi kyçin e këmbës, pamjet po duken dhe është një ndërhyrje e vonë. Nuk e shikoi mirë nga çdo kënd”, deklaroi ai.

“Andy Robertson e sheh ndërhyrjen që vjen nga Harry Kane. Ai e di nëse e lë këmbën të stopuar, atëherë ka një shans që ai të largohet me barelë nga stadiumi i Tottenham Hotspur dhe të kalojë Krishtlindjet me një gips në këmbë”.

“Duke u hedhur anash, Robertson shmang lëndimin serioz. Kane e përfundoi veprimin e tij, pasi gjyqtari Paul Tierney tregon vetëm një të verdhë, me VAR-in që drejtohet nga Chris Kavanagh që vendosi se nuk ishte një ndërhyrje e qartë dhe e dukshme. Unë do t’ia kisha treguar Kanes të kuqin”, ka shtuar më tej Clatenburg.

Përballja kishte edhe disa momente kontroverse, me Tierneyn që u kritikua për referim jo cilësor. 

Related posts

Zbulohen 20 fituesit më të mëdhenj në Ligue 1, PSG ka në listë 18 lojtarë dhe Monaco vetëm dy

D V

Deschamps për kritikat ndaj Mbappes: As ai nuk mund të bëjë gjithçka

Lea Muslija

Presidenti i KOK-ut, Krasniqi: Faleminderit Majlinda që na e hape rrugën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More