Agjencia Zhurnal.mk.

Marifeti i shkoi keq – vetura rrokulliset drejt detit e shoferi në ajër

Është krejtësisht e kuptueshme të jesh skeptik për gjithçka që publikohet në internet më 1 prill.

Megjithatë, kjo video duket tmerrësisht e vërtetë.

Pamjet e shpërndara së fundmi tregojnë një marifet të shkuar keq në plazhin Abu Al Hasaniya të Kuvajtit teksa vetura rrokulliset në tokë dhe shoferi në ajër.

Supozohet se ai nuk e kishte vendosur rripin e sigurimit, përndryshe nuk do ishte hedhur vetë nga SUV-i.

Edhe pse ka pësuar lëndime të vogla, fatmirësisht ai ka mbijetuar.

Ende nuk dihet se çfarë shoferi po përpiqej të arrinte me ato marifete, por me sa duket ka dashur të tregojë “aftësitë” e tij të vozitjes para miqve. Përndryshe, nuk do të kishte një aparat fotografik drejtuar veturës.

Bëhet e ditur se autoritetet e kanë sekuestruar modelin Toyota FJ Cruiser të shkatërruar.

Related posts

Pesë arsye pse duhet të pyesim veten nëse duam vërtet një veturë automatike

Xh M

SHBA do të ndalojë importin e veturave elektrike kineze

D V

Arrin Milano – Alfa Romeo e parë elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy