Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiqi e prezantoi Propozim-ligjin për gjendje të jashtëzakonshme para Komisionit të Venecias

Shkup, 16 tetor – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sot mori pjesë në sesionin e Komisionit të Venecias, ku e prezantoi propozim-ligjin për gjendje të jashtëzakonshme, i cili është për vlerësim para këtij trupi të Këshillit të Evropës.

 

Siç njoftoi ministri Mariçiq në profilin e tij në Fejsbuk, mendimet e Komisionit të Venecias për këtë ligj por edhe për ligjet e tjera janë shumë të rëndësishme, me qëllim përmirësimin e të njëjtave dhe plotësimin e standardeve evropiane në atë sferë.

“Me propozim – ligjin për gjendje të jashtëzakonshme për herë të parë rregullohet mënyra e shpalljes së të njëjtës dhe në hollësi rregullohet mënyra e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, roli i Kuvendit, kohëzgjatja dhe veprimi juridik i dispozitave, si dhe karakteri i dispozitave, gjegjësisht riprecizohet – çka duhet, e çka jo që të jetë mjet i dispozitave qeveritare”, njofton ministri Mariçiq në publikimin.

Related posts

Bisedë telefonike Radev – Van der Belen

D V

ASHMAA: Ndalohet të emetohet marketingu i paguar politik me minorenë

D V

Todorov: Do të jetë katastrofë nëse Zaev e tërheq dorëheqjen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More