Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq: Vendimi që të lirohet Sasho Mijallkov e ulë besimin ndaj gjykatave

Shkup, 22 dhjetor – Vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup që ta lirojë nga paraburgimi Sasho Mijallkovin e zvogëlon besimin edhe ashtu të lëkundur të qytetarëve tek gjykatat, ka shkruar në Fejsbuk ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

 

T’ju përkujtoj, shkruan ministri i Drejtësisë, se Mijallkovi ishte fytyrë nën rrezik real për arrati dhe rast për ngjarje, që e kanë shqetësuar tërë opinionin në vend.

“Gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Shkup, Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti, të cilët e kanë marrë atë vendim, duhet t’i sqarojnë oponionit se në cfarë baze e kanë marrë atë vendim dhe në cilën mënyrë do ta ndërmarrin përgjegjisnë nëse ndodh përsëri ndonjë rrezik nga arratia. Gjykata edhe pse e pavarur, është e obliguar publikisht t’i sqarojë vendimet e saj që të mund qytetarët të besojnë në gjyqësi. Apeloj deri te Këshilli gjyqësor që të hetojë se në çfarë baze gjykatësit e kanë marrë këtë vendim”, ka shkruar Mariçiq në Fejsbuk.

Related posts

Rreth tridhjetë qytetarë tanë nga Afganistani arritën në Shkup (drejtpërdrejtë)

D V

Bexheti: Caku i radhës për Arbreshën mbetet Olimpiada 2024 në Paris

D V

Dita e dytë e ndërprerjes së plotë të qarkullimit hekurudhor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More