Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq: Së shpejti fillon digjitalizimi i gjyqësorit

Shkup, 16 korrik – Digjitalizimi është në fazën përfundimtare dhe së shpejti do të fillojnë të pajisen gjykatat e para përgjatë shtetit, tha sot ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në takimin e grupit të punës së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Mariçiq foli edhe për rëndësinë dhe përfitimet nga digjitalizimi në vendet e Ballkanit Perëndimor në lehtësimin dhe përmirësimin e qasjes në drejtësi për qytetarët e gjithë rajonit.

“Strategjia e përbashkët digjitale e vendeve të Ballkanit Perëndimor do t’i përshpejtojë përpjekjet për integrimin në BE. Pritet të sjellë ndryshime më të shpejta sa i përket sundimit të drejtësisë, të ndihmojë që të krijohet strukturë funksionale e tregut në rajon dhe e nxit modernizimin e administratës dhe shoqërisë”, tha ministri Mariçiq.

Takimi i sotëm i grupit të punës i përbërë nga përfaqësues të ministrive të drejtësisë nga Ballkani Perëndimor ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit rajonal në lidhjen e rajonit, shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes së procesit të digjitalizimit, i cili është me rëndësi të madhe, veçanërisht në rrugën e integrimeve evropiane

Related posts

Përmbledhje nga takimi i djeshëm Zaev – Gashi dhe reagimi i opozitës

Z H

Tridhjetë vjet nga miratimi i Kushtetutës

Redaksia

Bieber: Për momentin është në interesin e Maqedonisë që të ketë qeveri efektive

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More