Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq-Rot: Procesi i negociatave me Bashkimin Evropian duhet të vazhdojë pa probleme

Shkup, 31 gusht – Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka zhvilluar sot takim me deputetin dhe kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Mihael Rot, ku u diskutua për fazën tjetër në procesin e integrimit evropian dhe rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit të skriningut.

“Më vjen shumë mirë që sot jeni për vizitë në Maqedoninë e Veriut, një vend që filloi negociatat për anëtarësim të plotë me BE-në. Përkushtimi juaj personal është gjithashtu pjesë e këtij suksesi tonë, si dhe përpjekjet dhe mbështetja parimore e qeverisë suaj për zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh zëvendëskryeministri Mariçiq, njoftoi kabineti i tij.

Mariçiq e informoi Rot për hapat që po ndërmerr vendi pas pranimit të propozimit francez, si dhe ndryshimin e ardhshëm të Kushtetutës.

Siç thuhet në njoftim, zëvendëskryeministri Mariçiq dhe deputeti Rot janë pajtuar se në procesin e ndryshimeve kushtetuese nevojitet që të gjithë aktorët politikë të qëndrojnë prapa interesit shtetëror, në mënyrë që procesi i negociatave të ecë pa probleme.

Në takim, zëvendëskryeministri Mariçiç e informoi Rotin edhe për procesin e përgatitjeve për skriningun, që fillon më 15 shtator, si dhe strukturën e rishikuar të negociatave që do të miratohen javën e ardhshme, duke theksuar se institucionet pas takimeve koordinuese janë duke u përgatitur intensivisht për fazën e ardhshme të integrimeve evropiane, dhe ky është skriningu.

Mariçiq dhe Rot konfirmuan se nga këndvështrimi i sotëm, kur Evropa dhe bota përballen me sfida të reja, vlerësohet çdo përpjekje e bërë në drejtim të afrimit të vendit me BE-në dhe anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në BE.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Mariçiq dhe Rot kanë theksuar se Bashkimi Evropian nuk është vetëm një projekt politik, por është edhe paqësor.

“Rot shtoi se Maqedonia e Veriut ka bërë shumë në përmbushjen e kritereve evropiane dhe se ne kemi një bazë të mirë të përgatitur në këtë mënyrë, do t’i zhvillojmë negociatat me një dinamikë të mirë, ndërsa do ta kemi mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë për përshpejtimin e reformave dhe përputhjen me standardet e BE-së, për t’u përgatitur më shpejtë dhe për t’u bërë shtet anëtar i Bashkimit Evropian”, thuhet në kumtesë.

Në kuadër të vizitës në Maqedoninë e Veriut, deputeti i Bundestagut gjerman, Mihael Rot, i cili është kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, ka takime edhe me presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, si dhe me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Antonio Milloshoski.

Related posts

Talat Xhaferi shprehë ngushëllime për jetët e humbura në aksidentin me autobus në Bullgari

Z.H

Bekteshi – Ibrahimaj: Rritje e bashkëpunimit mes dy vendeve deri në tejkalimin më të lehtë të krizës

Xh M

Zyrtare: Vushtrria vazhdon punën, prezanton transferin e ri dhe rinovon me futbollistin e rëndësishëm të skuadrës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More