Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq: Pres që deri në fund të skriningut të përfundojmë ndryshimet kushtetuese

Shkup, 8 nëntor – Jam optimist se deri në fund të skriningut do të arrijmë të përfundojmë me ndryshimet kushtetuese, pasi mendoj se është e paimagjinueshme një situatë në të cilën vetvetiu do të bllokoheshim, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq pas aktivitetit kushtuar fillimit të Mekanizmit për rezistencë civile të Bashkimit Evropian.

 

Për herë të parë në historinë tonë, sipas zëvendëskryeministrit, bllokada është në duart tona, ndërsa deri tani ajo ishte në duart e fqinjëve.

“Nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese nuk do të ketë bllokadë, nuk do të varet nga askush tjetër faza e mëtejshme dhe do të thirret menjëherë mbledhja e dytë ndërqeveritare. Nëse nuk i kryejmë ato detyra, atëherë lëmë hapësirë ​​pas përfundimit të skriningut që të mos mund të organizojmë mbledhje të re ndërqeveritare. Ashtuqë mendoj se të gjithë do të jenë në krye të detyrës dhe të vetëdijshëm për të kuptuar se nevojitet të japim mbështetje, pasi gjatë viteve në të kaluarën kemi bërë ndryshime kushtetuese më të vështira se këto”, theksoi Mariçiq.

I pyetur se si do të ndikojë takimi i dështuar i liderëve në procesin e skriningut, Mariçiqi tha se skriningu po vazhdon pa probleme dhe se takimi i djeshëm ishte vetëm fillimi i dialogut politik.

“Procesi i skriningut zhvillohet pa ndërprerje nga data 15 shtator e këndej, pa dallim nga rezultati i çdo takimi mes partive politike. Fundja, takimi i djeshëm ka qenë fillimi i dialogut politik dhe ai do të vazhdojë. Ne skriningun do ta implementojmë deri në nëntor të vitit të ardhshëm dhe deri tani po rrjedh me sukses”, tha zëvendëskryeministri duke shtuar se deri tani kemi përfunduar tre klastere nga negociatat me skriningun shpjegues.

Në fund të kësaj jave, të premten, siç paralajmëroi ai, fillon skriningu bilateral.

“Kjo është një fazë e re dhe po përgatitemi intensivisht për të. Fillojmë me Kapitullin 5 – Furnizimet publike në kuadër të klasterit të vlerave themelore. Parlamenti ka një rol të rëndësishëm si dhe organizatat e shoqërisë civile, secili do të duhet të marrë rolin e tij dhe të mbulojë pjesën e tij të përgjegjësisë në procesin e negociatave. Parlamenti veçmas ka një rol të fuqishëm për shkak të reformave evropiane që duhet t’i bëjmë dhe jemi gati që bashkë të bëjmë një plan reformash që do të kalojë në Kuvend dhe që do të zbatohet pjesërisht edhe në Kuvend, por do të duhet të bisedohet edhe për hapat të tjerë dhe ndryshimet kushtetuese. Është e lehtë të jepet mbështetje deklarative për eurointegrimet, por mbështetja e vërtetë tregohet kur vjen në rend që të merren vendime të vështira për vendin”, potencoi zëvendëskryeministri Mariçiq.

Related posts

Demanton Kostov të jetë ministër i ardhshëm i shëndetësisë, “Ende kemi MSH-së, dhe ai është Venko Filipçe”

Redaksia

Zaev-Tsipras: Marrëveshja e Prespës e obligon BE-në të largon pengesat për integrimin e RMV-së

D V

Filloi pilot nisma për telemjekësi me pajisje të reja për ndjekje të shëndetit nga distanca

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More