Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq: Po bëjmë një hap përpara në eurointegrime, nga KOVEB kalojmë në KOELA

Shkup, 14 shtator – Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, e kanë pasur takimin e parë me trupin punues të BE-së të Këshillit të BE-së, kompetent për vendet që negociojnë.

“Gjatë përgatitjeve të fundit, sot po mbahet takimi i parë i punës me KOELA-n para fillimit të nesërm të procesit të skriningut. Ecim një hap përpara në procesin eurointegrues, nga KOVEB kalojmë në KOELA, me çka konfirmohet perspektiva e BE-së dhe mbështetja nga të gjitha vendet-anëtare të Unionit për vendin tonë”, tha Mariçiq në takim.

Siç njoftoi SÇE, Mariçiq i cili është edhe kryenegociatori në bisedimet me BE-në, e ka shfrytëzuar rastin dhe është shprehur i kënaqur me transferimin e shpejtë në trupin punuese KOELA, duke theksuar se ka gatishmëri që në periudhën e ardhshme të ketë takime të shpeshta, ndërsa Maqedonia e Veriut përparon në negociata.

“Procesi i zgjerimit po ecën përpara, hapja e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të kuptohet si një sinjal pozitiv dhe një nxitje për të gjithë që maksimalisht të përkushtohen dhe t’i realizojnë shpejt reformat”, shtoi Mariçiq.

Mariçiq para delegatëve të pranishëm, përfaqësuesve të vendeve-anëtare të BE-së në trupin punues për zgjerim në Këshillin e BE-së, bëri një retrospektivë të përgatitjeve për fillimin e negociatave, në muajin e kaluar, duke theksuar se në periudhën në vijim do të forcohet bashkëpunimi i partneritetit me Komisionin Evropian dhe vendet-anëtare të BE-së.

“Të vetëdijshëm se procesi i negociatave është kompleks dhe sfidues, ne, si gjithmonë, jemi të gatshëm të punojmë ngushtë dhe në partneritet me Komisionin dhe shërbimet e tij, si dhe me vendet anëtare të BE-së, për ta përfunduar më shpejt pjesën tonë të punës”, tha ai.

Mariçiq, në takim e konfirmoi edhe një herë përkushtimin e Qeverisë për ta bërë këtë proces transparent dhe gjithëpërfshirës, ​​me përfshirjen dhe bashkëpunimin e faktorëve të ndryshëm si shoqëria civile, komuniteti akademik dhe komuniteti i biznesit dhe të gjitha palët e tjera të prekura.

“Është absolutisht e rëndësishme që ne të kemi një konsensus kombëtar për procesin e anëtarësimit dhe që opozita të luajë një rol konstruktiv në përmbushjen e objektivit tonë strategjik për anëtarësim të plotfuqishëm. Aktualisht jemi duke i funksionalizuar të gjitha organet e strukturës dhe paralelisht Sekretariati për Çështje Evropiane është duke punuar në zhvillimin e udhëzimeve dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha organet”, theksoi ai.

Të pranishmit në takim zhvilluan gjithashtu një diskutim mbi sfidat globale, si[ është lufta në Ukrainë, kriza e energjisë dhe ushqimit, nevoja për rimëkëmbje pas KOVID-it, siguria kibernetike, etj., të cilat janë një arsye plus që Unioni ta përfundojë bashkimi i kontinentit.

“Një BE plotësisht e bashkuar do të jetë më rezistente dhe më e aftë për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive të gjitha sfidave aktuale dhe të ardhshme. Për ne, nga ana tjetër, nuk ka alternativë, prandaj duhet ta shfrytëzojmë momentin dhe të ecim shpejt drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE”, përfundoi Mariçiq.

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian niset sot për në Bruksel, para fillimit të nesërm të procesit të skriningut me Bashkimin Evropian

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy