Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq për vizitë në Strazburg

Shkup, 5 tetor – Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, prej sot gjendet për vizitë dyditore pune në Strasburg, me rastin e takimit të 20-të të Komitetit të përbashkët parlamentar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

 

Siç raporton SÇE, zëvendëskryeministri Mariçiq në Parlamentin Evropian do të mbajë fjalim me këtë pikë: “Shkëmbim mendimesh me përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së”, së bashku me ministrin e Çështjeve Evropiane të Republikës Çeke, Mikulash Bek, ushtruesen e detyrës drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerimin e BE-së, Mikela Matuela, shefen e Departamentit “Ballkani Perëndimor” në Shërbimin evropian të Punëve të Jashtme, Elza Fenet dhe eurodeputetin dhe raportuesin e përhershëm për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Qyçuk.

Në kuadër të vizitës, zëvendëskryeministri Mariçiq do të ketë takime me bashkëkryetarin e Komisionit të përbashkët parlamentar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, Andreas Shider, me deputeten sllovene në Parlamentin Evropian dhe koordinatore e grupit joformal “Miqtë e Maqedonisë së Veriut”, Irena Joveva, me Tineke Strik nga “të gjelbërit” holandezë dhe Matijazh Nemec.

Hapja e takimit të 20-të të Komitetit të përbashkët parlamentar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së do të bëhet nga Andreas Shider dhe Sonja Mirakovska, bashkëkryetarë të Komitetit të përbashkët parlamentar Maqedonia e Veriut-BE, ndërsa përveç pikës për shkëmbimin e mendimeve me përfaqësuesit e Qeverisë sonë, Këshillit të BE-së dhe KE-së për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, pikat e rendit të ditës do të jenë gjithashtu edhe sundimi i ligjit: lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shoqëria civile dhe media, kriza energjetike dhe mjedisi, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal dhe Raporti i dialogut “Zhan Mone”.

Related posts

Dimitrov – Rojten: Pa fillim të negociatave, politika e zgjerimit e humbë fuqinë e saj transormuese

Z.H

Mariçiq: Ndryshimet ligjore i sjellim përmes një procesi demokratik dhe gjithëpërfshirës

Z.H

Organet e administratës shtetërore me më pak transparencë në krahasim me Qeverinë dhe ministritë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More