Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq në Forumin ministror të drejtësisë BE – Ballkani Perëndimor në Slloveni

Shkup, 2 dhjetor – Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq prej sot është për vizitë dyditore në Republikën e Sllovenisë, ku do të marrë pjesë në Forumin ministror BE-Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme, që do ta mbahet në Bërdo–Kranj.

 

Në forum, që mbahet gjatë kryesimit slloven me BE-në dhe i cili do t’i mbledh ministrat e drejtësisë nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor, do të bisedojë për sundimin e së drejtës dhe reformat në gjyqësi, digjitalizimin e gjyqësisë, si dhe për prioritetet e kryesimit të ardhshëm francez me BE-në.

Në këto tema, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, Mariçiq do të marrë pjesë në dy sesione punuese.

Në kuadër të agjendës së Forumit në Bërdo-Kranj, ministri Mariçiq do të realizojë disa takime bilaterale me kolegët ministra të Drejtësisë të Sllovenisë dhe Serbisë dhe me nënkryetarin e Eurodrejtësisë, Boshtjan Shkërlec.

Related posts

Mbrëmë është regjistruar tërmet në rajonin e Strumicës

D V

Ndahet Çmimi shtetëror “11 Tetori” në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

D V

Aleanca për Shqiptarët thotë se nesër ka festë, demantojnë lajmet e rrejshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More