Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq në Ditën Evropiane të Drejtësisë: Reformat të cilat i ndërmarrim në gjyqësi po japin rezultate

Shkup, 25 tetor – Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në mesazhin për qytetarët me rastin e Ditës Evropiane të Drejtësisë, shënoi se numri i madh i hapave të ndërmarrë për reformën e gjyqësisë po i jep rezultatet.

Sipas Mariçiqit qeverisja e së drejtës na intereson të gjithëve dhe prandaj askush nuk dëshiron të jetojë në një shtet ku drejtësia nuk është e qasshme ose ajo është për të privilegjuarit.

“Për Qeverinë dhe Ministrinë e Drejtësisë kjo është çështje absolute dhe prandaj viteve të fundit me të vërtetë investuam shumë kohë dhe energji në ndryshimin e fotografisë për gjyqësinë”, potencoi Mariçiq, thuhet në kumtesën e kabinetit të tij.

Raportet e Departamentit të shtetit dhe i fundit i Komisionit Evropian, përkujton Mariçiq, shënojnë përparim të vazhdueshëm në gjyqësi.

“Sot, kur shënohet Dita Evropiane e Drejtësisë dua t’u porosis se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria vazhdojnë ende më fuqishëm të punojnë për modernizimin e gjyqësisë, që tashmë rezulton me transparencë dhe efikasitet të rritur. Më lejoni t’ju përkujtoj se vetëm për një vit arritëm t’i zvogëlojmë taksat gjyqësore për 8 herë, me sukses e zbatuam regjistrimin, i digjitalizuam shërbimet për qytetarët, sollëm Ligj të ri për mbrojtjen e të dhënave personale me të cilin garantohet siguri më e madhe digjitale për qytetarët, kemi bërë ndryshime të Kodit Penal dhe në atë për përgjegjësinë qytetare, me të cilat mbrojtja e gazetarëve tani është në nivel shumë më të lartë. Vendosëm vepra të reja penale si “Përndjekja” dhe “Ngacmimi gjinor”. Filloi filtrimi në gjyqësi dhe deri tani 16 gjykatës janë shkarkuar për shkak të lëshimeve në punë. Siguruam monitorim ndërkombëtar të rasteve gjyqësore për korrupsion të lartë dhe krim të organizuar. Janë rritur pagat e policisë gjyqësore. Është rritur marrëveshje për rritje etapore të pagave të gjykatësve dhe administratës gjyqësore. Bisedohet edhe me prokurorët .Ministria e Drejtësisë u hap edhe për nxënësit e shkollave të mesme të cilët tani këtu e realizojnë punën praktike. Rikonstruohen disa burgje. E hapëm Vollkovinë – Shtëpinë më moderne ndëshkuese-përmirësuese në rajon. Policia e burgut u furnizua me uniforma të reja dhe kjo me të vërtetë është vetëm një pjesë e punëve të cilat arritëm t’i bëjmë vetëm për një vit”, shënoi Mariçiq, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Related posts

Nesër do të lirohet Feta Alimi

Xh M

Në UT u shënua dita botërore e Nutricionit

Xh M

Rikthehet debati për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit evropian!

I.A