Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq: Ndryshimet ligjore i sjellim përmes një procesi demokratik dhe gjithëpërfshirës

Shkup, 15 dhjetor – Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq sot mori pjesë në debatin publik të Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave për propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal, në të cilin e thekson rëndësinë e harmonizimit të kornizës ligjore vendore me Konventën e Stambollit dhe zbatimin aktual të këtij dokumenti të rëndësishëm ndërkombëtar për luftën kundër dhunës ndaj grave.

 

“Procesi i hartimit të ndryshimeve ligjore për të cilat po debatojmë publikisht sot ishte maksimalisht gjithëpërfshirës dhe përfshinte gjyqtarë dhe prokurorë publikë që e zbatojnë këtë ligj në praktikë, si dhe ekspertë juridikë dhe organizata të shoqërisë civile. Janë marrë parasysh rekomandimet e organeve përkatëse të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht të Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave, si dhe përvojat dhe raportet e shumta krahasuese nga komiteti kompetent në Këshillin e Evropës për monitorimin e zbatimit të Konventës së Stambollit – GREVIO për vlerësimin e vendeve të caktuara”, deklaroi Mariçiq, thuhet në kumtesën e kabinetit të tij.

Me ratifikimin e Konventës, sipas Mariçiqit, vendi ka demonstruar vullnet politik real dhe të sinqertë për t’u ballafaquar me dhunën ndaj grave.

“Kjo bëhet duke respektuar marrëveshjen më efektive evropiane që mund të parandalojë dhunën ndaj grave. Gjithashtu, këto ndryshime dhe plotësim që janë duke i bërë aktualisht dhe që i referohen harmonizimit të Kodit Penal me Konventën e Stambollit, dërgojnë mesazh se qeveria po punon për përmbushjen e detyrimeve specifike dhe të detyrueshme për mbrojtjen e grave nga dhuna, përmes futjes dhe aplikimit të një qasjeje holistike në zbatimin e tyre, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Related posts

Votohet nga ora 7 deri në 19

D V

Shallenberg: Ballkani Perëndimor punët t’i bëjë bashkërisht, të mos presin në aderimin drejt BE-së

Z H

Në Kuvend tryezë e rrumbullakët për njohje juridike të gjinisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More