Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq: Listat për falje i përpilojnë burgjet, asnjë emër i kontestuar nuk do të gjendet në listë

Shkup, 20 dhjetor – Në 24 orët e fundit paksa u krijua një huti në opinion rreth listës për falje që Ministria e Drejtësisë e dërgon deri te presidenti Stevo Pendarovski, informon Zhurnal.

 

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, në një deklaratë për Slobodna tv, thotë se Ministria nuk falë askënd ndërsa kjo listë vetëm është propozim për shkurtimin e dënimit të disa të dënuarve dhe sipas tij, emrat e kontestuar nuk do të gjenden në atë listë. Sa i përket propozimeve, ai shprehet se propozimet vijnë nga drejtorët e burgjeve.

“Ministria e Drejtësisë nuk jep asnjë falje. Këto janë falje specifike para vitit të ri dhe listat për shkurtim të dënimit i bëjnë drejtorët e burgjeve dhe dërgohen në shqyrtim. Mendoj se një pjesë e emrave të kontestuar nuk do të gjenden në lista. Dmth, listat e propozuara janë nga burgjet dhe jo nga Ministria e Drejtësisë. Ato lista kalojnë nëpër katër filtra”, thotë ministri Mariçiq.

Në listë kishte disa emra të cilët janë të lidhur me krim të rëndë, ndërsa u gjend edhe emri i Boban Iliq person ky jo vetëm që nuk po e vuan dënimin e merituar, por edhe dënimi i është zvarritur për një kohë të gjatë.

“Kjo procedurë nuk është publike dhe nuk publikohet në opinion. Nuk është në rregull të publikohen emra në fazë të hershme sepse bëhet fjalë për njerëz që janë dënuar dhe kanë shpresa të tyre. Ne do të kujdesemi të mos gjendet asnjë emër i kontestuar në lista”, thotë Mariçiq.//Zhurnal.mk

Related posts

Filipçe: Nuk ka nevojë për masa të reja restriktive

Z H

Analizë/ Maqedonia e Veriut, shteti që po bllokon lidhjet rrugore ndër-shqiptare

N E

Arsovska në takim me kryetarët e kryeqyteteve të Ballkanit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More