Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq: Është koha që BE-ja t’i valorizojë arritjet në reformat me datë për negociata

Shkup, 17 mars – Zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq në kuadër të vizitës në Tiranë u takua me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, me ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe Zef Mazi, negociues i përgjithshëm për aderimin e Shqipërisë në BE.

Siç kumtoi SÇE-ja, në takimet me përfaqësuesit e lartë shtetërorë, edhe njëherë u konfirmua qëndrimi se dy shtetet nuk heqin dorë nga BE-ja edhe krahas propozimit pritje, si dhe rëndësinë që BE-ja ta mbështesë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Dy vendet mike kemi rrugë të përbashkët ndaj anëtarësimit në familjen evropiane, rrugë në të cilën treguam pjekuri edhe për integrimin rajonal edhe për bashkëpunimin i cili konfirmohet ndër aktivitetet e ndërmarra me iniciativën e Ballkanit Perëndimor. Është koha të valorizohet ajo që deri më tani e kemi arritur në pjesën e reformave edhe Maqedonisë së Veriut edhe Shqipërisë t’u jepet datë për fillimin e negociatave me Unionin”, potencoi zëvendëskryeministri Mariçiq në takimet me homologun e tij Ahmetaj dhe shefen e diplomacisë Xhaçka.

Në takim me Mazi, negociuesi kryesor për aderimin e Shqipërisë në BE, bashkëbiseduesit u pajtuan se fokusi në periudhën në vijim të dy shteteve do të vendoset që të sigurohet gatishmëria e plotë e administratës shtetërore për procesin e negociatave aderuese, i cili do të përgjigjet në metodologjinë e re. U hap edhe çështja për rivitalizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim për eurointegrim nga viti 2021, si dhe mundësia për kufizimin e takimit të parë të Komitetit të përzier, të paraparë me Marrëveshjen për bashkëpunim.

Mariçiq u takua edhe me përfaqësuesin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, i cili e transmetoi  mesazhin se partneri ynë, Republika federale e Gjermanisë, vazhdon t’i mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet që të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian, që është jashtëzakonisht e rëndësishme për rajonin në kohën kur po përballet me sfida, qëndron në kumtesën e SÇE-së.

Related posts

Këshilli i Prokurorëve sot do të emërojë Islam Abazin si shef i PTHP NKOK

Z.H

Bajden: Zgjerimi i BE-ës të vazhdojë dhe ta përfshijë edhe Maqedoninë e Veriut

D V

Sot zhvillohet xhiro e fundit në Superligë, kush do mbetet në barazh dhe kush do dal nënkampion i Kosovës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More