Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq: Ekziston mundësia për përshpejtim të procesit euriontegrues

Shkup, 2 mars – Tani është një mundësi e mirë për të përshpejtuar procesin e eurointegrimeve, pasi nga kjo situatë e shumëpritur nuk përfiton as BE-ja e as ne, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në paraqitjen e sotme në “Studio 10” në TV24.

“Bashkimi Evropian duhet të hyjë më guximshëm në politikën e zgjerimit dhe projektimit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se ndërgjegjja në atë pjesë po ndryshon. Ne kemi dëshmuar se jemi një partner i besueshëm dhe kjo është një mundësi e mirë për të përshpejtuar procesin”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq.

Ai shtoi se është në interesin tonë që të fokusohemi dhe të orientohemi në zgjidhjen e problemeve tona dhe në zhbllokimin e procesit sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Maqedonia e Veriut veproi shpejt dhe me efikasitet si partner, pres që në periudhën e ardhshme të marrë forma të prekshme, megjithatë të mos presim që dikush tjetër të na i zgjidhë problemet tona. Interesi ynë është që të zgjidhet problemi me Bullgarinë, siç thashë, me një zgjidhje dinjitoze, por jo të ketë tepricë të pengesave të tjera për fillimin e negociatave”, theksoi Mariçiq.

Zëvendëskryeministri theksoi se nuk mund të zgjidhen shpejt çështjet historike, megjithëse ka progres në punën e Komisionit historik.

“Ky shtë një sinjal i mirë që diskutimet dhe konkluzionet për historinë duhet t’u shkojnë mbi të gjitha historianëve. Ne po punojmë për zhbllokimin e procesit tonë të integrimit evropian dhe për këtë kemi hyrë me një komunikim kaq intensiv me Republikën e Bullgarisë. Nëse nuk do të besojmë se mund të arrijmë rezultate pozitive, nuk do të fillojmë me një qasje kaq të re në komunikimin dhe marrëdhëniet reciproke”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane.

Mariçiq mendon se është kundërproduktive komunikimi i datave, por kur të arrihet një zgjidhje, do të bëhet publik.

“Është shumë më e rëndësishme të mbyllen çështjet në mënyrë thelbësore, sepse kjo vetëm krijon tension në mesin e publikut, rrit pritshmëritë dhe pastaj shkakton zhgënjim”, tha Mariçiq.

Related posts

Eksodi masiv po vazhdon pasojat po vërehen në mbylljen e shkollave!

I.A

Megjashi alarmon për gjendjen psikologjike të fëmijëve në Maqedoni, për 2 muaj janë paraqitur 10 fëmijë që kanë mendime për vetëvrasje

Redaksia

BDI e shqetësuar me abstenimin e VMRO-së për anëtarësimin e Kosovës në APKE

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy