Shkup, 15 qershor – Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, e priti kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, i cili sapo ka ateruar në aeroportin e Ohrit “Shën Apostul Pali”.
Zëvendëskryeministri Mariçiqi, siç kumtoi kabineti i tij, i dëshiroi mirëseardhje Mishelit dhe shprehu kënaqësi të madhe nga vizita e tij, që është në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin tonë dhe për të gjithë rajonin.
“Në vigjilje të Samitit të qershorit të presidencës franceze kjo vizitë është mundësi e shkëlqyer me Mishelin për ta përsëritur qëndrimin për përcaktimin tonë strategjik dhe partneritetin me BE-në, por edhe të bisedojmë për planet e ardhshme për zhvillimin e mëtejmë të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, thotë Mariçiq.
Në kuadër të vizitës, kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, i cili ndodhet në një mini turne ballkanike, do të jetë nikoqir i Forumit të dytë të Prespës për dialog, ku së bashku me presidentin Stevo Pendarovski, do ta hapin sesionin e parë, në të cilin do të flasin edhe presidentët e Sllovenisë Borut Pahor, i Kroacisë Zoran Millanoviq, e Kosovës, Vjosa Osmani-Kadriu dhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.