Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq thërret VMRO-DPMNE-në të kyçen në procesin eurointegrues

Bruksel, 21 shtator – Si Qeveri luftuam për të arritur dy qëllime të rëndësishme – për të arritur qëllimin tonë të jashtëm politik për anëtarësim në BE, që të mos mbetet vetëm në letër dhe vetëm në teori, dhe e dyta është të mbrojmë identitetin tonë si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq.

 

“Mendoj se është e mundur. Se ne mund të hyjmë në BE në kohën e duhur si maqedonas që flasin gjuhën maqedonase. Nëse e kuptojmë këtë dhe punojmë për këtë kauzë edhe si parti politike dhe si individë dhe si media dhe palë shoqërore, ne mund t’i arrijmë të gjitha këto. Kjo është detyrë e gjithë shoqërisë”, ka thënë Mariçiq në deklaratë nga Brukseli për “Studio 10” në TV24.

Sipas Mariçiqit, i cili është edhe negociatori kryesor i vendit me BE-në, përmbajtja e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë nuk duhet të jetë problem, sepse Kushtetuta jonë njeh disa komunitete me të gjitha të drejtat e tyre dhe këtë e kanë thënë disa politikanë nga VMRO-DPMNE.

Mariçiq beson se konsensusi për anëtarësimin tonë në BE duhet të ripërtërihet dhe se nuk do të ishte e drejtë ndaj qytetarëve dhe as ndaj shtetit të bllokohemi, sepse gjithsesi kemi pritur mjaftueshëm, mjaftueshëm jemi bllokuar dhe kemi pasur pengesat e deritanishme.

Ai i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që të kyçen në këtë proces të rëndësishëm dhe pret që të ulen të bisedojnë me Aleksandar Nikollovskin si kryetar i këshillit nacional për integrim evropian.

“Publikisht thërras Aleksandar Nikolloskin si kryetar i këshillit nacional për integrim evropian të ulemi dhe të bisedojmë se në cilën mënyrën opozita do të ketë rol në këtë proces. Ne gjatë skriningut do të duhet të vërtetojmë pozita negociuese, kjo do të thotë duhet të obligohemi për sa kohë mund t’i pranojmë disa çështje dhe t’i përmbushim. Në këtë ka rol edhe Kuvendi”, tha Mariçiq./Zhurnal.mk

Related posts

Mariçiqi në tryezën rajonale të rrumbullakët në Tiranë në kuadër të iniciativës “Dialogje ballkanike”

Z.H

Bytyqi: Rritja e BPV-së është 3% në tremujorin e tretë

D V

Në Kuvend ende nuk ka arritur dorëheqja e kryeministrit Zaev

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More