Shkup, 22 mars – Zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe IPA koordinuesi Bojan Mariçiq sot bashkëkryesoi me komitetin e përbashkët monitorues për IPA, i cili është trupi më i lartë në kuadër të shfrytëzimit të IPA fondeve, së bashku me udhëheqësen e sektorit pranë Drejtorisë së përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim të Komisionit evropian, Mikela Matuela.
Siç informoi Sekretariati për çështje evropiane, krahas zëvendëskryeministrit Mariçiq, morën pjesë edhe përfaqësues të Komisionit evropian, shefi i Delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir, IPA struktura, donatorë dhe organizata qytetare. Për herë të parë këtë vit në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Fokus i posaçëm në takim, siç ceket, u vendos edhe në nevojën për ndërtim të kapacitetevge institucionale të IPA strukturës, përmes aktiviteteve në kuadër të Qendrës për trajnim të Sekretariatit për çështje evropiane.
Takimi i Komitetit u mbajt onlajn për shkak të situatës me pandeminë e shkaktuar nga Kovid-19.
“Në takim u miratuan konkludime të përbashkëta të cilat do të kontribuojnë drejt zgjidhjes së dobësive të konstatuara të sistemit. Sekretariati për çështje evropiane, si dhe IPA koordinuesi nacional, rregullisht do ta ndjekin përmbushjen e këtyre konkludimeve dhe rekomandimeve”, thuhet në kumtesën e SÇE-së.