Agjencia Zhurnal.mk.

Mariçiq: Apelojmë sa më shpejtë për konferencë të parë ndërqeveritare

Shkup, 3 dhjetor – Apelojmë sa më shpejtë Bashkimi Evropian të sjell vendim për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe t’i fillojmë negociatat sa më shpejtë të jetë e mundur që të mund të japim edhe rezultate të mira dhe reforma më efikase në afat të shpejtë, deklaroi sot ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq para fillimit të Konferencës së ministrave të drejtësisë Be-Ballkani Perëndimor në Bërdo afër Kranj, Republika e Sllovenisë.

Sipas Mariçiq, ngjarja në këtë format, ku punojnë së bashku ministrat e Drejtësisë dhe të punëve të brendshme nga Ballkani Perëndimor dhe përfaqësuesit e BE-së, është mënyra reale si të hapen çështjet e rëndësishme dhe si të shkëmbehen përvojat midis këtyre dy faktorëve dhe si më lehtë të bëjmë plane për reforma të shpejta.

“Mbulojmë tre tema të rëndësishme: qeverisja e të drejtës, edukimi në gjyqësi dhe digjitalizimi në gjyqësi. Të gjitha këto tre temat janë prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pikërisht për këtë jemi të lumtur që mund të kontribuojmë në këtë diskutim dhe çka mund të mësojmë nga kolegët tjerë që të mësojmë si më mirë dhe më shpejtë t’i bëjmë reformat. Reformat i bëjmë për ne, para së gjithash, për qytetarët tanë për përfitimet tona, por megjithatë korniza në të cilën duhet ato të zhvillohen dhe më mirë dhe në mënyrë më efikase janë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi Mariçiq.

Related posts

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 101-të

Z.H

Shilegov: Fillon procesi i rritjes së mbështetjes për mua për kryetar të Qytetit të Shkupit

Z.H

Analizë/ Statistika kuvendore: Deputetët maqedonas flasin, ata shqiptarë më shumë dëgjojnë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More