Agjencia Zhurnal.mk.

Marcelo drejt largimit

Braziliani ka zhgënjyer te olimpiakosi pas 2 muajsh, ndërsa është larg formës së duhur fizike

 

Ish-mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, do ta mbyllë angazhimin te Olimpiakosi, pas vetëm dy muajsh në klubin grek.

Braziliani u transferua te klubi nga Pireu pasi luajti për shumë vite te “Galaktikët”, ku arriti suksese të mëdha, por ai ka dështuar që të bëjë paraqitje të mira te bardhekuqtë.

Trajneri Mikel është i pakënaqur pasi Marcelo ka zhgënyer në fushë, e gjithashtu nuk i ka përthithur siç duhet kërkesat e tij.

Tabloidi anglez “The Sun”, shkruan se te Olimpiakosi janë ngopur me dështimet e njëpasnjëshme të brazilianit, i cili e ka të vështirë që të luajë edhe vetëm një pjesë.

Deri më tani ai ka luajtur në vetëm pesë takime, e në asnjë nga ato nuk e ka nisur titullar. Te Reali, 34-vjeçari fitoi 25 trofe, mes tyre edhe pesë Liga Kampionesh.

Akordi i tij me klubin nga Pireu solli entuziazëm të madh te tifozët, të cilët ndihen të zhgënjyer. Në total, Marcelo ka luajtur në 121 minuta. Drejtuesit e Olimpiakosit po punojnë që ta transferojnë lojtarin sa më shpejt të jetë e mundur.

Olimpiakosi gjendet në vend të katërt në renditje, 12 pikë larg kryesuesve të Panathinaikosit.

Related posts

Pasi dështuan të nënshkruajnë me Mbappen, Real Madridi synon transferimin e Darwin Nunez

D V

Ronaldo reagon për herë të parë pas shkarkimit të Solskjaerit

D V

Rio Ferdinand u dërgua në klinikën emergjente gjatë humbjes së United ndaj Liverpoolit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More