Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedonia e Veriut të ketë një proces të drejtë negociues, skriningu shpjegues vazhdon në Bruksel

Shkup, 24 shtator – Republika e Maqedonisë së Veriut të ketë negociata të drejta inkuadruese, të bazuara në merita, kritere dhe reforma, dhe se procesi të mos keqpërdoret nga vendet anëtare, është përkushtimi i eurodeputetëve nga Grupi i të Gjelbërve/ESA, Tineke Strik dhe Rajnhard Butikofer. Në Bruksel, sërish, në kuadër të skriningut, kaloi dita e dytë e prezantimeve të Komisionit Evropian për legjislacionin dhe standardet e BE-së për kapitullin 24 “drejtësi, liri dhe siguri” për ekipet negociatore maqedonase dhe shqiptare në këtë fushë.

“Ne duam një proces të drejtë të negociatave inkuadruese, me kritere të drejta, në të cilin nuk ka  ndikim të tillë në çështjet dypalëshe. Tani e tutje ne do të përpiqemi të pastrojmë këtë proces, për t’u siguruar që ky të jetë një proces ku negociatat bazohen në merita, kritere, reforma, sundim të ligjit, të drejtat themelore të njeriut, gjyqësorin dhe të gjitha kërkesat që janë të drejta me qëllim  që shteti të bëhet pjesë e familjes evropiane”, porositën eurodeputetët Strik dhe Butikofer gjatë vizitës së tyre në vend.

Eurodeputetja Strik tha se do të angazhohen që në ecurinë e mëtejshme të negociatave të mos ketë baza të parëndësishme.

“Të sigurohemi se nuk ka keqpërdorim nga ana e shteteve anëtare të BE-së të cilat keqpërdorime u imponohen atyre të cilët janë jashtë klubit. Ne do të bëjmë presion, do ta shtyjmë Komisionin dhe vendet anëtare si dhe partitë në Parlamentin evropian të mos ketë baza irelevante për rrjedhë të mëtutjeshme të negociatave për anëtarësim”, tha Strik.

Ajo theksoi se “propozimi francez”  solli polarizim në shoqëri dhe besim të pakësuar në BE madje edhe ndaj Qeverisë dhe konsideron se nevojitet, siç thotë, “të gjithë së bashku të punojmë për ta kthyer besimin”.

“I ofruam mbështetjen tonë edhe institucioneve, por edhe partive politike dhe qartë bëmë e dije se sinqerisht dëshirojmë t’ju ndihmojmë të merret bashkëpunim më i mirë mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut pa dallim nëse bëhet fjalë në sferën e legjislaturës apo ndërkaq në sferën e përballjes me krizën energjetike apo çështje të cilat i bëjnë presion shtetit, ndërkaq, bëhet fjalë për mbështetje dhe solidaritet që duhet ta tregojmë si reciprocitet të solidaritetit që ju e treguat me inkuadrimin drejt sanksioneve kundër Rusisë lidhur me luftën në Ukrainë. Duhet të mbështetemi edhe në implementimin e të gjitha reformave të cilat janë në fazë të procesit. Janë miratuar ligje, por tani radha është e implementimit të tyre”, tha Strik.

Sipas saj, nëse respektohet sundimi i së drejtës dhe të drejtat e njeriut pa dallim të historisë dhe të identitetit atëherë kjo do të thotë se janë përmbushur kushtet për anëtarësim.

“Shpresoj se do t’i tejkalojmë pengesat e këtilla në çështjet bilaterale të cilat i përmenda. Kjo është përgjegjësia jonë, por shpresoj dhe pres një bashkim social mes qytetarëve dhe një proces të mirë negociues, të sigurohemi se po lëvizim përpara në rrugë dhe se do ta pranojmë në klub Maqedoninë e Veriut sa më parë të jetë e mundur”, potencoi Strik.

Eurodeputeti Butikofer, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me kushtin për ndryshime kushtetuese para fillimit të negociatave sipas kapitujve, theksoi se për të, çështje kryesore është “nëse do të kemi sukses të evitojmë një proces të vazhdueshëm të vendosjes së pengesave, njëra pas tjetrë”.

“Në rast ideal të jem i sinqertë, të mos dalë kjo si përzierje në punë të brendshme, unë do të isha për inicim të çështjeve kushtetuese në kohë kur negociatat e përgjithshme do të finalizohen dhe të themi se kjo është pjesë e pakos finale., Nuk kam takuar asnjë bashkëbisedues, përfshirë edhe nga pala bullgare, të cilët e shohin si problem. Dëgjova disa shaka për inkuadrim të japonezëve dhe mongolëve në Kushtetutë, Dhe mendoj se kjo nuk është problem. mendoj se problemi, çështja është nëse do të kemi sukses të evitojmë një proces të vazhdueshëm të vendosjes së pengesave, njëra pas tjetrës. Kjo nuk do të ishte në frymën e Evropës dhe nuk do të jetë në frymën e asaj që premtuan në mënyrë eksplicite disa shtete. Ish-kancelarja Merkel, njëherë i tha një presidenti të një shteti i cili vendosi pengesë, nëse sillemi kështu siç po silleni tani ndaj RMV-së ju tani nuk do të ishit këtu me mua të bisedonit si anëtare e BE-së”, tha Butikofer.

Në fjalimin e saj në diskutimin publik të Komisionit për Çështje Evropiane, eurodeputetja Strik, ndër të tjera tha se në Evropë nuk mund të mohohet identiteti dhe gjuha maqedonase.

“Ne e njohim plotësisht këtë dhe e mbështesim, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi folës me zë të lartë në Parlamentin Evropian. Do të kemi një raport të ri vjetor për Maqedoninë e Veriut dhe këtë deklaratë do ta përfshijmë shumë qartë në raport”, theksoi Strik dhe shtoi se është koha që vendet e tjera anëtare të BE-së të bëjnë presion mbi Bullgarinë për t’u siguruar që kërkesat do të  reduktohen.

Sipas eurodeputetit Butikofer, Komisioni Parlamentar për Çështjet Evropiane duhet të jetë gurthemeli i procesit të anëtarësimit.

“Grupi ynë është ndër mbështetësit më të fuqishëm të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Unionin tonë, në familjen evropiane të kombeve dhe ne do të vazhdojmë me këtë qëndrim edhe pse shohim se Këshilli nuk ka qenë gjithmonë i drejtë, ka pasur edhe premtime boshe. Por unë besoj fuqishëm se ka vetëm një perspektivë të mirë në afat të mesëm dhe afatgjatë, dhe ajo është integrimi i plotë. Sigurisht që nuk do të mbështesim asgjë tjetër përveç integrimit të plotë”, tha Butikofer.

Eurodeputetja nga Holanda dhe raportuesi në hije dhe zëdhënëse për Republikën e Maqedonisë së Veriut Tineke Strik dhe eurodeputeti nga Gjermania Rajnhard Butikofer, të cilët janë anëtarë të grupit të të Gjelbërve/Aleancës së Lirë Evropiane (EFA), u takuan edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Xhaferi falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për integrimin tonë evropian. Ai vuri theks të veçantë në rrugën e mundimshme që kaluan qytetarët dhe politikanët për të arritur dy synimet strategjike – NATO-n dhe BE-në. Ai gjithashtu informoi për aktivitetet e institucioneve shtetërore në mbështetje të institucioneve të Ukrainës dhe bashkimit me sanksionet ndaj Federatës Ruse, si dhe për vizitën e tij në Ukrainë dhe takimet me përfaqësuesit e kreut shtetëror të vendit.

Në Bruksel dje përfundoi dita e dytë e prezantimeve të Komisionit Evropian për legjislacionin dhe standardet e BE-së për kapitullin 24 “drejtësia, liria dhe siguria” për ekipin negociator maqedonas dhe shqiptar në këtë fushë.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociatori  i vendit me BE-në, Bojan Mariçiq, në takimin shpjegues të skriningut në Bruksel theksoi se ekipi negociator maqedonas nga kjo fushë bazohet në përvojën e mëparshme dhe vazhdon me rregulloret e reja ligjore nga viti 2019 deri më sot, duke theksuar se ky është një avantazh i madh për ne që duhet ta shfrytëzojmë dhe ta vlerësojmë.

“Ne kemi kapacitet dhe motivim për të përgatitur vendin tonë dhe institucionet tona në mënyrë adekuate duke ndërtuar një kapacitet administrativ të fortë dhe të mirëintegruar të agjencive për zbatimin e ligjit dhe organeve të tjera relevante, të cilat pritet të arrijnë standardet e nevojshme”, tha Mariçiq.

Sipas Mariçiqit, kapitulli 24 është “zemra e negociatave”, së bashku me kapitullin 23.

Nga e hëna në Bruksel duhet të fillojnë takimet e skriningut shpjegues për Kapitullin 23 – “Gjyqësia dhe të drejtat themelore”.

Related posts

Janë larguar ekipi i hetuesve amerikan

Xh M

Ankohen të burgosurit në Manastir! Prindërit të shqetësuar për djemtë e tyre

R Zh

Në Shkup dje janë dënuar 163 shoferë, 49 për tejkalim të shpejtësisë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More