Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedonia e Veriut sot bëhet me Qeveri të re, vazhdon debati në Kuvend

Shkup, 16 janar – Për në ora 12:00 është caktuar vazhdimi i seancës plenare me pikë të vetme të rendit të ditës – zgjedhja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Rregullores së punës së Kuvendit, diskutimi për programin dhe përbërjen qeveritare zhvillohet dy ditë.

Seanca filloi dje, ndërkaq votimi i Qeverisë së re duhet të bëhet para mesnatës.

Mandatari për formimin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dje elaboroi programin qeverisës.

Në Qeverinë që pritet të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski, për ministra pritet të zgjedhen:

Sllavjanka Petrovska – ministre e Mbrojtjes
Oliver Spasovski – ministër i Punëve të Brendshme
Nikolla Tupançevski – ministër i Drejtësisë
Artan Grubi – ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve
Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme
Fatmir Besimi – ministër i Financave
Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
Lupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave
Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë
Jeton Shaqiri – ministër i Arsimit dhe Shkencës
Jovana Trençevski – ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Goran Milevski – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
Bisera Kostadinova Stojçevska – ministre e Kulturës
Admirim Aliti – ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë
Bllagoj Boçvarski – ministër për Transport dhe Lidhje
Naser Nuredini – ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor
Bojan Mariçiq – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje evropiane
Sllavica Grkovska – ministër pa resor – zëvendëskryeministre për luftë kundër korrupsionit
Fatmir Bytyqi – ministër pa resor – zëvendëskryeministër për çështje ekonomike
Xhemail Çupi – ministër pa resor./TV21

Related posts

Nuk ndalet spektakli në Ligën e Dytë, realizohen 12 gola në dy ndeshje – Prizreni njoftohet me humbjen

Redaksia

Edvin Kuc: Në Gjilan treguam se e meritojmë vendin e parë, kemi edhe nëntë finale para vetes

Redaksia

Dita e dytë pa asnjë të vdekur në Tetovë nga Kovid-19

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More