Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedonia e Veriut në vendin e 64-t në botë sipas Indeksit për Sundimin e Drejtësisë në Projektin Botërore të Drejtësisë

Uashington, 15 tetor – Maqedonia e Veriut u gjet në vendin e 64-t në mesin e 139 shteteve në listën sipas Indeksit të Sundimit të Drejtësisë në Projektin Botëror të Drejtësisë për vitin 2021, duke e ruajtur notën e njëjtë prej 0,54 pikë indeksi si edhe gjatë klasifikimit të vitit të kaluar.

 

Në mesin e vendeve të rajonit nga ne më mirë janë renditur Sllovenia në vendin e 29-të me indeks 0,68, Kroacia në vendin e 46-t me indeks 0,61, aq sa ka edhe Greqia në vendin e 48-të, Kosova në vendin e 60-të me 0,55, ndërsa Bullgaria është e 62-ta me indeks njëjtë si edhe Maqedonia e Veriut – 0,54.

Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 72-të me indeks 0,52, ndërsa pastaj me indeks 0,49 Serbia dhe Shqipëria janë renditur në vendin e 81-të, gjegjësisht në vendin e 83-të, përderisa vendi më dobët i renditur në mesin e vendeve të rajonit është Turqia në vendin e 117-të me indeks 0,42.

Në krye të listës janë Danimarka dhe Norvegjia me indeks prej 0,9, para Finlandës, Suedisë, Gjermanisë dhe Holandës, përderisa më keq të renditura janë Venezuela, Kamboxha dhe Kongo.

Indeksi i sundimit të drejtësisë përcaktohet në bazë të tetë kritereve: kufizim i autorizimeve të Qeverisë, mungesa e korrupsionit, transparenca e Qeverisë dhe respektimi i të drejtave themelore, rendi dhe siguria, i ligjit dhe i sistemit qytetar – juridik dhe sistemit penal – juridik.

Në raport theksohet se në nivel global, shënohet trend negativ në sundimin e drejtësisë, për çka në mënyrë plotësuese ndikoi edhe pandemia me Kovid-19. Raporti tregon se situata me sundimin e drejtësisë është përkeqësuar në 95 vende, të cilat përbëjnë 84,7 për qind të popullatës në botë, ndërsa është përmirësuar në 33 shtete.

“Duke pasur parasysh trendin negativ në aq shumë vende, indeksi këtë vit duhet të jetë thirrje për zgjim për të gjithë ne”, porositi drejtori ekzekutiv i Projektit Botëror të Drejtësisë, Bill Nukom.

Indeksi bazohet në anketa të realizuara me 138.000 amvisëri dhe 4.200 ekspertë përgjatë botës.

Related posts

Shkolla më të mira me BDI në katër vitet e ardhëshme

Redaksia

Ahmeti: Sot u shkrua edhe një copëz historie në qeverinë e vendit tonë

D V

Deri tani janë vaksinuar 799,012 persona, dozë të tretë kanë pranuar 1148

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More