Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedonia e Veriut me nivel më të ulët të korrupsionit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Shkup, 14 nëntor – Maqedonia e Veriut është më pak e korruptuar mes vendeve të Balllanit Perëndimor, tregon studimi për shkallën e korrupsionit në vitin 2021 të kompanisë zvicerane për menaxhim me rreziqet “Global Risk Profajl” (GRP).

 

Vendi në listë gjendet në pozitën e 85-të të GRP-së me indeks të korrupsionit prej 43,56 pikë, para Malit të Zi në vend të 89-të dhe Serbisë në vend të 92-të. Kosova është në pozitën e 122-të, Shqipëria në të 125-të, ndërsa Bosnja e Hercegovina në pozitën e 131-të.

Sipas studimit të GRP-së, më pak raste të ryshfetit dhe korrupsionit janë zbuluar në Finlandë, ndërsa pas saj vijojnë Norvegjia, Zelanda e Re, Danimarka dhe Suedia. Indeksi global i GRP-së e radhit korrupsionin sipas disa kritereve, mes të cilave edhe larje parash dhe financim të terrorizmit.

Me studimin janë përfshirë gjithsej 196 vende në mbarë botën, ndërsa në thellësi të listës si shtete me nivel të lartë të korrupsionit janë Koreja Veriore, Siria dhe Libia.

Related posts

Tetova vatër e re me virus, nuk planifikohen masa restriktive

D V

Ministria e Shëndetësisë në deponinë Drislla në Shkup do të paguajë për të shpërbërë vaksina

D V

Edhe Zaevi e ngre zërin kundër bllokadës që BE po i bënë Shqipërisë për bisedimet e anëtarësimit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More