Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedonia e Veriut ka në dispozicion programet nga Evropa Kreative e BE-së me fond prej 2,44 miliardë euro deri në vitin 2027

Shkup, 23 nëntor – Qeveria sot në mbledhjen e 120-të e shqyrtoi dhe miratoi Raportin për bisedimet e përfunduara dhe për lidhjen e marrëveshjes me Bashkimin Evropian për pjesëmarrje të Maqedonisë së Veriut në Evropa Kreative (2021- 2027) dhe përcaktoi ambasadore në Misionin e Përhershëm pranë BE-së në Bruksel, Agneza Rusi – Popovska që ta nënshkruajë marrëveshjen.

 

Siç bëjnë të ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, sipas kësaj marrëveshje, Republika e Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Kulturës, do të marrë pjesë në këtë program me vlerë të përgjithshme prej 1,14 milionë euro, të shpërndara në shtatë vite me çka fitohet qasje në buxhetin e Programit Evropa Kreative (2021-2027) që është 2,44 miliardë euro.

“Programi e njohu diversitetin kulturor si prioritet kryesor përmes të cilit ai duhet të përgjigjet në sfidat me të cilat sot përballet sektori kulturor, kreativ dhe audiovizuel, ndërsa prioritete të saj janë mbrojtja, zhvillimi dhe avancimi i diversitetit kulturor dhe gjuhësor dhe trashëgimisë, si dhe përforcimi i konkurrencës dhe potencialit ekonomik të sektorëve kulturorë dhe kreativë dhe të sektorit audiovizuel”, thuhet në kumtesë. 

Related posts

Hakerat kanë sulmuar procesin e regjistrimit në Maqedoni

D V

Xhaferi: Marrëdhëniet e shkëlqyera me EBA të intensifikohen me bashkëpunim në të gjitha nivelet

Z H

Anketa e BRIMA-së: Bilall Kasami me 4.4% Ziadin Sela me 4.1%

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More