Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi (detaje)

Shkup, 14 nëntor – Në suaza të mbledhjes mes qeverive të Maqedonisë së veriut de Shqipërisë sot në Shkup u mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve na ana e ministrave të të dy vendeve me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe përballjes së përbashkët me sfidat aktuale.

 

Me njërën nga marrëveshjet e nënshkruara, Marrëveshjen për kthim të ikonave të nxjerra ilegalisht nga vendi, u materializua edhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes shteteve dhe ministrive të kulturës, me të cilat pas procedurës së përfunduar penale në Shqipëro, do të fillojë procedura për kthimin e tyre fizik në shtet. Paraf në dokumente vendos[n ministret e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Elva Margariti, e cila kolege së sa maqedonase, në mënyrë simbolike i ktheu njërën prej ikonave.

Nënshkrim në Memorandumin për mirëkuptim dhe bashkëpunim në[ fushën e financave publike dhe procesin e inkuadrimit në BE vendosën ministrat e financave, Fatmir Besimi dhe Delina Ibrahimaj. Dy ministrat e nënshkruan edhe Protokollin mes dy ministrive dhe drejtorive të doganave lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për njohje të ndërsjelltë të operatorëve të autorizuar ekonomik dhe autorizime për siguri dhe mbrojtje mes Këshillit të ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, si dhe Protokollin implementues për vendosje të vendkalimeve të përbashkëta kufitare në pajtim me Marrëveshjen e qershorit të vitit 2021, për vendkalim të përbashkët kufitar “Qafë Thanë”.

Në kontekst të ndërlidhjes në zhvillimi e ekonomisë, u nënshkrua Memorandumi për mirëkuptim për zhvillim të ndërlidhjes rrugore mes dy vendeve, me të cilin shprehet vullneti i përbashkët për bashkëpunim për arritjen e qëllimit – lidhjes së tërë Korridorit 8 deri në vitin 2030.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe zëvendëskryeministrja shqiptare dhe ministre e infrastrukturës, Belinda Balluku nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në sektorin energjetik, si dhe Memorandum për mbrojtje të ndërmarrjeve. Ky është ndër memorandumet e rëndësishëm që u nënshkrua sot në suaza të angazhimeve për sigurim të burimeve stabile dhe të qëndrueshme të energjisë, qëllimi i të cilit, siç theksoi edhe në fjalimin e tij hyrës kryeministri Kovaçevski, është të krijohet kornizë për bashkëpunim, për përgatitje dhe realizim të projekteve të përbashkëta energjetike, fokusuar në përmirësimin e sigurisë energjetike në rajon dhe furnizimin e sigurt me energji.

Në pjesën e infrastrukturës, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe kolegia e tij nga Shqipëria, Belinda Balluku nënshkruan marrëveshje për delegim të shërbimeve në komunikacionin ajror dhe për transport ndërkombëtar ujor në Liqenin e Ohrit, si dhe Memorandum për bashkëpunim për zhvillim të ndërlidhjes rrugore.

Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Boan Mariçiq dhe ministren shtetërore dhe kryenegocitore e Shqipërisë, Majlinda Duka nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për çështje lidhur me integrimin në BE.

Shefat e diplomacive të të dy vendeve, Bujar Osmani dhe Olta Xhaçka nënshkruan Memorandum për mirëkuptim mes dy Ministrive për bashkëpunim në fushën e trajnimit diplomatik, ndërsa ministrat e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe Niko Peleshi nënshkruan Memorandum për mirëkuptim për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Ministrat e punëve të brendshme, OLiver Spasovski dhe Bledar Çuçi nënshkruan Marrëveshjes mes dy Qeverive për formim të ekipeve të përbashkëta të punës në fushën e sigurisë, si dhe Protokoll mes dy ministrive të punëve të brendshme për mënyrën e kryerjes apo zbatimit të kontrolleve të përbashkëta kufitare në vendkalimin “Qafë Thanë”. Siç kumtoi Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk, bëhet fjalë për dy akte me të cilat d shtetet konfirmojnë një bashkëpunim më intensiv dhe sukses në luftën e përbashkët me krimin e organizuar, përforcimin e bashkëpunimit tejkufitar dhe realizimin e shumë aksioneve të përbashkëta.

Sipas Spasovskit, ministritë e punëve të brendshme të të dy vendeve shënojnë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe të suksesshëm bilateral, i cili është në nivel mjaft të lartë profesional, strategjik dhe operativ. Interesi i përbashkët për avancim dhe thellim të bashkëpunimit bilateral dhe operativ, theksoi Spasovski, është shprehur, mes tjerash edhe përmes angazhimeve për përmirësim të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zhvillim të bashkëpunimit rajonal, posaçërisht në fushën e bashkëpunimit tejkufitar, si dhe zbatimit të suksesshëm të protokolleve të implementuara të Konventës për bashkëpunim policor në EJL dhe pjesëmarrjes së përbashkët në Nismat rajonale.

Në mbledhje u nënshkruan edhe memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në fushën e transportit, digjitalizimit, shëndetësisë, politikës sociale, arsimit…

Билатералните односи помеѓу Северна Македонија и Албанија се пример како треба да соработуваат два соседа кои имаат иста…

Posted by Dimitar Kovacevski on Monday, November 14, 2022

Related posts

Sulmohet fizikisht Ridvan Ibraimi, kryetar i komunës së Haraçinës

Xh M

OSBE dhuron 14 vetura për Njësitin e Qenve zyrtarë të MPB-së

D V

ATO ka aktivizuar 471 masa për ndjekjen e komunikimeve në vitin 2021, ndërsa 292 për nevojat e MPB-së

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More