Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedonia e Veriut dhe Polonia do t’i inkurajojnë investimet nga të dyja palët

Shkup, 19 nëntor – Agjencia për investime dhe promovim të eksportit të Maqedonisë së Veriut dhe Agjencia polake për investime dhe tregti, sot kuadër të Forumit të biznesit maqedono-polak do të nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi.

Synimi është intensifikimi i bashkëpunimit, por edhe nxitja e investimeve nga të dyja palët.

“Ne duam të punojmë së bashku për konkurrencë më të madhe në rajon sepse sot tregu global është i vështirë për t’u tërhequr. Ne po kërkojmë një lloj sinergjie dhe jemi të sigurt se së bashku do t’ia dalim. Tregtia jonë është më shumë se katërfishuar që nga viti 2015 që është shumë e rëndësishme dhe mbresëlënëse. Ne duam të ulemi së bashku në tryezë dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë për rajonin tonë, për ekonominë polake dhe maqedonase, tha kreu i Agjencisë polake të investimeve Kshishtof Drinda para fillimit të forumit.

Sipas drejtorit të Agjencisë për investime dhe promovim të eksportit, Dejan Pavleski, deri më tani nuk ka investime të rëndësishme polake në vend.

“Deri tani nuk kemi investime të rëndësishme polake. Me këtë memorandum ne duam të inkurajojmë bizneset për shkëmbime më të mëdha, por edhe më të balancuara, duke vendosur më shumë nga produktet tona atje, si dhe të inkurajojmë kompanitë investuese edhe aty edhe këtu. Tregtia jonë në vitet e fundit është rritur dukshëm dhe zhvillohet në nivel prej rreth 300 milionë euro në vit, por eksportet e Maqedonisë në krahasim me importet polake janë katër herë më të ulëta”, tha Pavleski.

Forumin e biznesit maqedono-polakë duhet ta hapin zyrtarisht presidentët e dy vendeve, Stevo Pendarovski dhe Andzhej Duda.

Related posts

Në UT u shënua dita botërore e Nutricionit

Xh M

Rikthehet debati për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit evropian!

I.A

Grubi: Këtë javë fillojnë punimet për Korridorin 8

Xh M