Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedonia e Veriut dhe Greqia nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen për interkonektorin për gazin natyror

Shkup, 8 korrik – Ministrat kompetentë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, nesër në Athinë do të nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e interkoneksionit për gazin natyror në mes dy vendeve, konfirmuan burimet nga të dy palët për korrespondenten e MIA-s nga Athina.

 

Sot dhe nesër, kryeministri Zoran Zaev merr pjesë në konferencën “Ekonomist” në Athinë dhe udhëheq delegacionin tonë, i cili përfshin ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili së bashku me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës së Greqisë Kostas Skrekas, nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen.

Në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, zëdhënësja e qeverisë greke Aristotelia Peloni, duke iu përgjigjur pyetjes nga korrespondentja e MIA-s në Athinë, tha se takim midis kryeministrave të Greqisë dhe Maqedonisë të Veriut nuk ishte planifikuar në margjina të konferencës “Ekonomist”. Në lidhje me nënshkrimin, përsëriti se Athina mbështet zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal gjithashtu përmes marrëveshjeve bilaterale.

“Greqia është gjithmonë në favor të integrimit të fqinjëve tanë nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian, në kushtet e përcaktuara dhe gjithmonë mbështet zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal përmes marrëveshjeve dypalëshe”, tha Peloni.

Related posts

Regjistrohen 495 raste të reja me Kovid-19 prej 4.145 testimeve, 13 të vdekur dhe 308 pacientë të shëruar

D V

Analizë: Pse BDI frikohet më shumë se LSDM-ja nga dorëheqja e Zaevit?

I Z

Dimitrov: Politika e vetos krijon ambient negativ dhe është investim në bërjen e armiqësisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More