Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedonia e Veriut bën pjesë në grupin e vendeve të cilat dobët luftojnë korrupsionin

Shkup, 3 mars – Maqedonia e Veriut bën pjesë në grupin e vendeve të cilat dobët luftojnë korrupsionin. Sipas kryetarit të organizatës Transparensi interneshënëll rekomandimet e shumta nuk ndikojnë fare te politika që të rrisë efikasitetin në luftën kundër korrupsionit. Sipas tij besimi i ulët ndaj sistemit gjyqësor është tregues i mjaftueshëm se gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur.

“Ne ende jemi në mesin e vendeve, të cilat sipas Transparensi Interneshënëll dobët luftojnë kudër korrupsionit, ndërsa kishte shumë rekomandime në raporte. Megjithatë asgjë nga këto rekomandime, madje as rezultatet nuk kanë efekt ndaj opinionit politik me qëllim që lufta kundër korrupsionit të rritet. Kishim dy matje, njëra ishte e IRI-t ku besimi në sistemin e drejtësisë ishte 4 për qind, ndërsa pas gjashtë muajsh ra në 1 për qind. Gjithsesi se sistemi i drejtësisë, para së gjithash Prokuroria Publike janë institucione bartëse, të cilat duhet të luftojnë kundër korrupsionit. Mosprocedimi i lëndëve për korrupsion, mosgjykimi, mungesa e vendimeve të plotfuqishme gjithsesi se ul besimin në organet e drejtësisë”, tha Bllagoja Pandovski, kryetar i Transparency International.

Related posts

Qytetarët nesër e kanë lapsin në dorë me të cilin do të shkruajnë të ardhmen e tyre!

I.A

Rikthehet në politikë Hazbi Lika, i bashkangjitet Izet Mexhitit?

Xh M

Gjykata Supreme pasnesër do të mbajë seancë publike pas ankesës së babait të Vanjës kundër masës së paraburgimit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky