Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedonia duhet të hedhë 30 mijë vaksina “AstraZeneca”, i’u del afati edhe dy javë!

Shkup, 16 nëntor – Mijëra vaksina nga prodhuesi “AstraZeneca” do të hedhen si mbeturina deri në fund të këtij muaji. Për momentin, Ministria e Shëndetësisë ka rreth 30 mijë doza të vaksinave “Astra Zeneca”, afati i të cilave është deri në fund të muajit, mirëpo përshkak mos interesit të qytetarëve për t’u vaksinuar, këto doza mund të hedhen, transmeton Zhurnal.

 

Nëse shohim trendin e dy javëve të fundit, mund të konkludojmë se për 15 ditë, si dozë të dytë janë aplikuar vetëm 8821 doza të vaksinave e me këtë ritëm, e pamundur është të harxhohen këto 30 mijë doza. Përpos kësaj, me Astra Zeneca nuk mund të vaksinohet çdokush, por vetëm qytetarët mbi moshën 60 vjeç e nga ana tjetër, doza e tretë nuk ka asnjë gjasë të jetë nga Astra Zeneca por me patjetër Pfizer. Përpos këtyre vaksinave, ka edhe shumë vaksina tjera Pfizer me afat përdorimi deri në janar dhe shkurt, si dhe 5 mijë vaksina “Sinovac” me afat deri në vitin 2023.//Zhurnal.mk

Related posts

Panair ndërkombëtar në Tiranë, për herë të parë paraqitje e përbashkët e firmave nga rajoni

Z H

Analizë/ Çfarë do të zgjedhë opozita shqiptare në Haraçinë? Për më të mirën në Haraçinë apo do votojë blertë?

N E

Shahpaska: Ndërmarrjet sociale krijojnë zgjidhje të qëndrueshme shoqërore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More