Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedoni: Shumica e qytetarëve Vitin e Ri do ta kalojnë në vend, protokollet i pengojnë të udhëtojnë

Shkup, 31 dhjetor – Shumica e qytetarëve Vitin e Ri do ta presin në vend. Është i vogël numri i qytetarëve që kanë vendosur të shkojnë në ndonjë destinacion, thonë nga agjencitë turistike.

 

Kjo është kryesisht për shkak të protokolleve të hyrjes në vendet ku kërkohet vaksinimi dhe testi PCR negativ. Tirana, Beogradi dhe Stambolli janë destinacionet më të kërkuara nga qytetarët e Maqedonisë.

“Numri i qytetarëve që vendosën të udhëtojnë është shumë i vogël, dhe disa agjenci turistike organizohen për të realizuar ndonjë destinacion. Nuk mund të mburremi se çdo agjenci turistike ka numër të madh turistësh. Në shumë vende ka vaksinime dhe teste PCR, pak ditë më parë kërkohej vetëm njëra prej këtyre rregullave, tani të dyja dhe kjo ndryshon mendjen e qytetarëve. Shumica e qytetarëve të Maqedonisë vitin e ri do ta kalojnë në Turqi, përkatësisht në Stamboll, sepse atje mund të udhëtojnë me test negativ ose me vaksina”, tha Ana Marija Aleksova- Oda Turistike-Gastronomike.

Nga agjencitë turistike thonë se situata është më e mirë se vitin e kaluar, por shumë më e keqe se para pandemisë. Në vendet e Bashkimit Evropian është shtyrë organizimi i festave në sheshe për Vitin e Ri. Protokollet e mbrojtjes nga Kovid-19 ndryshojnë në varësi të rekomandimeve të aplikuara në shtetet./Alsat/

Related posts

Zaev: Demokracia amerikane është udhëzuese dhe frymëzuese për të gjitha demokracitë progresive në botë

R Zh

Zyrtare: Levica i bashkohet VMRO-së në këshillin e qytetit të Shkupit

Z H

Simulim të shfrytëzimit të pajisjes për identifikim biometrik të votuesve me shenja nga gishti

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More