Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedoni: Së pari formimi i Qeverisë, pastaj negociatat me Bullgarinë

Shkup, 3 janar – Intensifikimi i negociatave Bullgari-Maqedoni pritet në gjysmën e dytë të janarit pasi të formohet Qeveria e re e Maqedonisë.

 

Këtë e paralajmëroi ministri i jashtëm Bujar Osmani i cili theksoi se pret të normalizohen negociatat.

Nga 1 janari Franca e mori kryesinë me BE-në dhe paralajmëron iniciativë për zgjidhje të kontestit bullgaro-maqedonas. Presidenti Emanuel Makron muajin e kaluar tha se Evropa nuk do të ketë qetësi në 50 vitet e ardhshme nëse e lë Ballkanin Perëndimor jashtë Unionit.

Edhe ambasadori francez në Shkup, Siril Bomgartner tha se ka mundësi që Makron të marrë hapa për lehtësimin e negociatave mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Osmani thotë se pas formimit të Qeverisë do të vendoset komunikimi me Francën si kryesues aktual i BE-së.

Përfaqësuesi special i Qeverisë së Maqedonisë, Vllado Buçkovski në intervistë për REL tha se ndihet i inkurajuar me deklaratën e kryeministrit të ri bullgar, Kiril Petkov, se nuk duhet të injorohen linjat e kuqe të Maqedonisë.

Dje edhe kryeministri bullgar Petkov tha se heqja e vetos është puna që duhet ta bëjnë edhe pala bullgare edhe pala maqedonase dhe të arrihet progres për të gjitha pikat e rëndësishme. Ai këtë e deklaroi në intervistë për televizionin bullgar ku u shpreh optimist duke thënë se fqinjësia e mirë është ajo që na prin përpara por që kërkon shumë punë nga të dyja palët.

Related posts

Deputetja Blerta Deliu e quan “terrorist” pjesëtarin e Grupit të Kumanovës, reagon Demë Shehu (Video)

I Z

Deri tani 185.450 të diagnostifikuar me kovid

D V

ASh: Regjimi “euro-integrues” liroi edhe një kriminel

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More