Agjencia Zhurnal.mk.

Maqedoni: Opozita maqedonase sërish e bllokoi Ligjin për Shtetësinë

Shkup, 2 korrik – Fjalimet procedurale të deputetëve të OBRM-PDUKM-së edhe sot u bënë shkak që të mos shqyrtohen amendamentet e propozim Ligjit për Shtetësi në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri. Deputetët e OBRM-PDUKM-së filluan me fjalimet e zgjatura, pasi siç thanë, fokusi duhet të jetë në debatin publik për rishikimin e buxhetit.

 

Ata kërkjuan që të ndërpritet seanca pasi e konsideruan të dëmshëm ligjin e shtetësisë, ndërsa bënë apel që të përfshihen përfaqësuses të qeverisë dhe ekspertë të kësaj fushe.

“Arsyeja pse reagojmë, është se dje në komisionin për finanasim dhe buxhet,i cili është trup kryesorë për shqyrtimin e buxhetit i cili filloi debatin e përgjithshëm, praktika e kuvendit deri më tani ka qenë se në shtëpinë ligjvënëse kur debatohet për buxhetin, në ato 10 ditë nuk duhet të caktohen seanca tjera për trupat punues dhe senaca plenare, me qëllim që deputetët të fokusohen në dokumentin më të rëndësishëm”, tha Brane Petrushevski nga OBRM-PDUKM.

Ndërkaq, nga koalicioni Alenaca për Shqiptarët dhe Alternativa vlersuan se ajo çfarë po ndodhte në komision po kalonte në banalitet dhe se nuk është në rregull që partitë që duan të marrin komuna në zgjedhje lokale, të vazhdojnë me bllokimin e këtij ligji.

Deputeti Skender Rexhepi, kërkoi që anëtarët e komisionit t’i lexonin amendamentet e propozuar nga ana e tyre dhe t’i lënë mënjanë interesat politike.

Kryetari i komisionit, Mille Tallevski, e përfundoi seancën duke sqaruar se nuk janë krijuar rregulla të procedurës për rifillimin e punës, ndërsa propozuesit e këtij ligji thanë se do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme institucionale që ky ligj të marrë dritë jeshile.

Related posts

Pista në aeroportin e Shkupit do të rinovohet në pranverë

Z H

Buçkovski: Zaev i tradhtuar nga ndërkombëtarët, nuk ishte e nevojshme dorëheqja e tij

D V

Vendi ynë është në listën e vendeve me shkallë të lartë të diabetit, kërkohet monitorim i vazhdueshëm i glicemisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More